Pre-match: Friendly: Qatar - Albania (may 22, 2012)

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 3, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Katar - Shqiperi, miqesore ne Madrid ne 22 maj
    [​IMG]
    [​IMG]
    Mund të qetësohet më në fund trajneri De Biazi, por edhe drejtuesit e FSHF-së, sepse kanë konklduar në një miqësore interesante për kuqezinjtë. Do të jetë pikërisht Katari, kundërshtari i Shqipërisë në futboll, që më 22 maj do të testojë tanët sërish para startit të edicionit kualifikues në grupe, për Botërorin 2014.

    Kjo ndeshje miqësore do të luhet në fushën asnjanëse të Madridit, në kryeqytetin e vendit iberik. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Më herët është fiksuar data 15 gusht, që të luhet me Moldavinë në Tiranë, thuajse tri javë përpara përballjes së parë zyrtarë në Grupin E të eliminatoreve ndaj Qipros, përfaqësuese me të cilën Shqipëria ka edhe fitoren më të thellë në historinë e saj (6-1, në miqësoren në “Qemal Stafa”).

    Kjo ndeshje do të jetë mundësia e fundit që trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë për të provuar për taktikën që ekipi do të përdorë në ndeshjet eliminatore të shtatorit. Shqipëria me Moldavinë është përballur dy herë në eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar të dy ndeshjet (3-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-2 në Kishiniev).

    Tashmë vjen kjo miqësore tjetër tepër interesante me Katarin, ballafaqimi i parë në historinë e të dyja palëve, vend i cili i ka rritur se tepërmi interesat në futboll, për shkakun se “Botërori 2022” do të zhvillohet në këtë vend të vogël, por shumë të njohur për pasuritë e tij. Madje, disa klube europiane kanë tashmë pronarë ose aksionarë sheikë nga Katari, të cilët po i derdhin paratë lumë, duke e ndryshuar në njëfarë mase edhe “rrotën e historisë” në futboll. Shembulli i Mancester Sitit apo i Paris SG janë mjaft doimethenës në këtë drejtim, sepse lojtarët më të mirë po rendin drejt tyre, nisur nga joshja financiare. Ndoshta në këtë aspekt mund të përfitojnë dicka edhe kuqezinjtë tanë, përvecse do të testojnë veten në një miqësore pararendëse të fushatës kualifikuese në grupe të Botërorit 2012.

    Nje fakt interesant eshte Katari she Shqiperia jane me pike te barabarta ne renditjen e FIFA-s per muajin prill me nga 384 secila dhe renditen ne vendin e 84-t. Por ndersa Shqiperia eshtene renie, kundershtaret jane ne ngjitje ne kete renditje. Vetem nje vit e gjysem me pare ata ishin ne vendin e 114-te.

    Katari ka fitoret me te thella ne historine e vet kunder Libanit dhe Afganistanit me shifrat 8-0. Humbjen e me te thelle e kane pesuar nga Kuvajti, 9-0. Ata janbe kualifikuar dy here per Lojrat Olimpike.

    Kjo ndeshje do te jete një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë kuqezinj, për ta bindur trajnerin De Biazi, për të zënë një vend në listën e preferuar të italianit. Ky i fundit ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Shqipërinë, që pas emërimit të tij në stolin kuqezi, pikërisht në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku u mundëm më 29 shkurt me rezultatin 2-1. Pikërisht aty, De Biazi bëri debutimin me kombëtaren e vendit të shqiponjave, ashtu sikurse debutuan edhe lojtarë të tillë si Cani, Zeqiri, Sadiku. Kujtojmë se në atë miqësore munguan shumë titullarë, për shkak dëmtimesh, ndërsa Samir Ujkani priti dy penallti.

    Shqipëria bën pjesë në Grupin E kualifikues për “Botërorin 2014”, bashkë me Zvicrën, Norvegjinë, Slloveninë, Qipron dhe Islandën. Kuqezinjtë e ngrenë siparin e kësaj fushate pikërisht në “Qemal Stafa”, më 7 shtator të këtij viti, kur do tëp resin qipriotët, ndërsa pas katër ditësh ballafaqohn me Zvicrën, në fushën e helvetëve.
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Shqiperia mund Katarin, gol Bakaj e Bogdani
    [​IMG][​IMG]Shqiperia ka fituar sot ne Madrid te Spanjes me rezultatin 2-1 kunder Katarit, ne nje ndeshje miqesore qe ishte e para mes ketyre dy shteteve. Ndeshja ka nisur në orën 19:00 stadiumin e Rajo Valekanos, por per fat te keq nuk eshte transmetuar nga asnje televizion.

    Ka pasur shume pare tifoze ne stadium me 15 mije vende, por kane qene te pranishem disa agjente qe synonin te zbulonin ndonje talent.

    De Biazi ka hedhur nga fillimi një formacion sulmues 4-4-2. Orges Shehi, portieri kampion i Skënderbeut eshte në kuadratin kuqezi, ndërsa para tij rreshtohet mbrojtja në vijë të drejtë. Cana dhe Mavraj jane ne qender ndërsa nga krahët pozicionohen Dallku në të djathtë dhe Veliu në të majtë.

    Mesfusha i ishte besuar Sabien Lilajt dhe Ervin Bulkut, në qendër, me mision që të organizonin fazën ndërtuese të lojës sonë, por edhe të shkatërronin kundërshtarin teksa startonte fazën ofensive. Ne krahe jane dy lojtare ofensive, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila.

    Keta te dy se bashku me dy sulmuesit e deklaruar, Erjon Bogdani dhe Edgar Cani, krijojne nje grup sulmues te rrezikshem.

    Pjesa e parë është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive, me dyluftime të shumta në mesfushë, ndërkohë që më kërkues janë shfaqur kuqezinjtë tanë.

    Shqipëria, në 45 minutat e para ka krijuar edhe dy raste të volitshme për shënim, me anë të Bogdanit dhe Bakajt, por dy lojtarët në fjalë nuk kanë mundur të konkuldojnë si duhet në portën kundërshtare.

    Pjesa e dytë ka nisur mjaft mirë për tanët. Tanimë Elis Bakaj nuk gabon pasi ka kaluar Shqipërinë në epërsi në minutën e 46-të. Ashtu sikurse bën edhe Bogdani katër minuta më vonë, teksa shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat.

    Duket sikur “hapen portat” në këtë fraksion loje, pasi shënon edhe Katari në minutën e 53-të.

    Minutat e mëpasshme jane me te qeta, ndërkohë që dy trajnerët nisin serinë e zëvendësimeve, për t’u dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve që kanë në dispozicion për të shfaqur aftësitë dhe treguar veten në kete ndeshje.

    Niveli i lojes bie ne minutat e fundit dhe nuk ka me gola. Shqiperia fiton 2-1 kunder Katarit dhe Gianni De Biasi merr keshtu fitoren e tij te pare si trajner i Shqiperise. Bakaj tregon se eshte ne forme te mire, por edhe mbrojtja e "re" ka dhene shenja pozitive.

    Kjo ishte ndeshja e dytë e trajnerit De Biazi në krye të Shqipërisë, pas miqësores së fundshkurtit në Tbilisi, që e humbëm me rezultatin 2-1. Ndërkohë, pas katër ditësh, më 27 maj, në Stamboll do të luhet miqësorja tjetër e radhës me Iranin, në stadiumin e Beshiktashit.

    Katar - Shqiperi 1-2

    Golat: Bakaj 46', Bogdani 50 (pen)

    Shqipëria: Shehi, Dallku, Cana, Mavraj, Veliu, Vila, Bulku, S.Lilaj, Bakaj, Cani, Bogdani. Trajner: De Biazi
     
  3. InTheKnow67

    InTheKnow67 Member

    Jul 3, 2012
    Club:
    DC United
    Viva Albanie
     

Share This Page