Albanians Abroad

Discussion in 'Albania' started by Vllaznia, Oct 13, 2007.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Sukaj do te vazhdoje te Sepahan
    [​IMG][​IMG]Xhevahir Sukaj duket se eshte ambientuar tashme me skuadren e tij ne Iran dhe nuk eshte me me valixhet gati per tu rikthyer. Muajt e pare te tij te Sepahan ishin te veshtira pasi nuk po luante shume dhe flitej per nje rikthim te mundshem te tij te Vllaznia.

    Tani gjerat kane ndryshuar. Duket se shkodrani do te respektoje kontraten e tij 18 mujore, pasi ai po aktivizohet shpesh, sidomos ne Ligen e Kampioneve te Azise, ku ka shenuar edhe dy gola. Ai ishte dhe protagonist me asiste ne fitoren 2-0 ne raound e 1/16 dhe i ja bindur tashme drejtuesit e klubit qe eshte nje lojtar i vlefshem.

    Sepahan impresionoi duke arritur kualifikimin nga grupi ne Kupes e Kampioneve dhe pas fitores ne ndeshjen e pare duket se do te kaloje edhe raundin tjeter ndaj rivaleve iraniane. Sukaj po behet gjithnje e me deciziv per skuadren.

    Ai ishte shprehur me pare se do ti bashkohej Vllaznise nese ata krijojne nje projekt ambicioz, por duket se kuqeblute do te duhet te shikojne nga shkodranet e tjere. Bala ne fakt duket si nje alternative me e mire, por nuk mundojne edhe emrat e shkodraneve qe aktivizohen ne kampionatin shqiptar.
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Kapllani firmos me FSV Frankfurt
    [​IMG][​IMG]Sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani, ka vendosur të luajë për dy sezone me skuadrën e Bundesligës 2, FSV Frankfurt. Pasi u largua me parametra zero nga Augsburgu, sulmuesi 29- vjeçar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me këtë ekip, deri në vitin 2014.

    Kapllani është zyrtarizuar dje dhe do veshë fanellën me numër 10. Ndërsa për sa i përket pagës, ende nuk është zbuluar se sa do jetë fitojë ai në sezon.

    Trajneri i FSV Frankfurtit, Beno Mëlman, ka përgëzuar sulmuesin që pranoi ofertën e tyre.

    “Edmond Kapllani është një nga futbollistët më të kompletuar të kësaj lige. Ai plotëson çdo kriter si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Jam shumë i lumtur që do kem një sulmues me parametrat e tij”, deklaroi trajneri Mëlman.

    Ndërsa Kapllani ka premtuar se do të japë maksimumin që të realizojë qëllimet e klubit.

    “Do bëj çmos të plotësoj të gjithë objektivat e skuadrës. Në dy vitet e ardhshme shpresoj të shënoj sa më shumë gola”, tha Kapllani.

    Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur për Partizanin dhe Besën në Shqipëri, për Karlsruher, Augsburgun, Tus Koblenzin dhe Paderbornin në Gjermani. Te dy skuadrat e fundit Kapllani ka qenë në formë huazimi nga Augsburgu.

    Vitet e fundit nuk kane qene shume te mira per sulmuesin qe tashme nuk thirret as ne kombetare. Dalja ne skene e lojtareve te rinj si Cani e Sadiku ka bere qe ai te harrohet.

    Kapllani shenoi vetem nje gol kete sezon dhe gjate karrieres se tij nuk ka arritur te gjeje shume sukses ne Bundesliga ku ka vetem tre gola ne 54 ndeshje. Shifrat e tij ne Bundesliga II jane shume me te mira, 37 gola ne 112 ndeshje.
     
  3. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Armando Sadiku drejt Rusise
    [​IMG][​IMG]Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është pranë marrëveshjes me klubin rus, FC Rostov. Lajmin e bëjnë të ditur mediat zvicerane, të cilat raportojnë se lojtari i Lokarnos ka disa javë që është futur në bisedime me drejtuesit e Rostov.

    Sadiku eshte aktualisht i grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi dhe u aktivizua si zevendesues ne ndeshjen e pare miqesore kunder Katarit, ndersa pritet te kete minuta edhe kunder Iranit ne date 27 maj.

    Me sa mesohet nga media zviceriane, ruset kërkojnë me çdo kusht shërbimet e shqiptarit dhe mendohet se oferta për 20-vjeçarin është e majme. Rostov është në vendin e 13-të në kampionat rus, teksa lufton për mbijetesë.

    Sadiku ka pasur nje vit te mrekullueshem ne 2011 dhe ka vazhduar te impresionoje edhe kete vit. Ai ishte golashnuesi me i mire i Shpresave ne eleminatore por ka shenuar shume gola edhe ne kategorine e dyte zviceriane me Lokarnon. Ai shenoi 19 gola ne 27 ndeshje kete sezon, ndersa vitin e kaluar shenoi 9 gola ne 11 ndeshje ne gjysme sezoni.
     
  4. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Kabashi at Juventus for 1.8 million euros
    [​IMG][​IMG]Skuadra e njohur italiane Juventus, ka konfirmuar se ka arritur nje marrëveshje me talentin shqiptar Elvis Kabashi.

    Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin Primavera te Empolit. Ka qenë vetë trajneri i të rinjëve të Juventus-it, Marco Barone, ai që ka qene më këmbëngulësi që Elvisi të transferohej në Torino.

    Transferimi i Kabashit, i ka kushtuar një shumë të konsiderueshme Juventusit pasi flitet per rreth 1.8 milion euro dhe kjo nuk është pak për një lojtar 20 vjecar që vjen nga të rinjtë e Emplot.

    Në një deklaratë për SportItalia, drejtuesit juventinë kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, i ka premisat që të bëhet një De Rosi të dytë. Vetë Kabashi ka thënë se është një admirues i madh i Claudio Marchisio-s, i cili luan me Juventusin. Kabashi vleresohet per aftesite e tij ne mbrojtje, por edhe pe ato ofensive.

    Te Juventus jane te gjithe te kenaqur me kete transferte dhe Kabashi shihet si nje investim i sigurte per te ardhmen.

    Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol, kundër Bosnjë e Hercegovines. Por tani pas ketij transferimi te skuadra me me shume tituj ne Itali dhe njeri prej ekipeve me te njohura ne Europe, ai mund te konsiderohet se shpejti si nje alternative per Kombetaren e pare.
     
  5. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Ndryshime te Këlni, Roshi i paprekshëm
    [​IMG][​IMG]Klubi i Këlnit po projekton ndryshime thelbësore për sezonin e ardhshëm, por mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, nuk preket nga këto plane. Drejtuesit kanë ndërmend të reduktojnë pagat e disa futbollistëve, ndërsa disa të tjerë i kanë nxjerrë në shitje.

    Qëllimi? Të kursehet sa më shumë dhe të ndërtohet një grup i ri lojtarësh, kryesisht të rinj, me të cilët më pas mund të luftohet për ndërtimin e një projekti afatgjatë. Megjithatë, mesfushori 21-vjeçar është pjesë e planit dhe për aq kohë sa ai nuk do të marrë ndonjë ofertë mbresëlënëse, do vazhdojë të luajë te Këlni në Bundesligën 2.

    Qëllimi i futbollistit është që të fitojë një vend titullari në skuadër, pasi vitin e kaluar nuk luajti aq sa dëshironte, edhe pse ishte në fillimet e veta. Një “sponsor” i futbollistit fierak ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses shqiptare, i cili pak kohë më parë në një intervistë për mediat italiane pat deklaruar se i vetmi futbollist i ri Shqipërisë që është gati për Serinë A ishte pikërisht Roshi.
     
  6. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Altin Lala starts training with Bayern Munich II
    [​IMG][​IMG]Altin Lala ka nisur stërvitjet te Bajern Mynih II dhe që në fillim është bërë protagonist. Disa gazetarë të një televizioni lokal të Fuldas (kujtojmë se ka luajtur në fillimet e tij me Borusia Fuldan) kanë shkuar ta ndjekin nga afër stërvitjen e parë të ish-kapitenit të Shqipërisë.

    “Një takim miqësor fillimisht me drejtuesit e skuadrës dhe më pas me drejtorin teknik, Mikael Tarnat. Njihen prej kohësh dhe këtë e tregon edhe përqafimi i tyre shumë afektiv”, – shkruante dje “Fuldaer Zeitung”.

    Më tej ish-mesfushori i Hanoverit është pyetur për ambientin dhe për përshtypjet e para.

    “Kjo është hera e parë që unë vij në stërvitje dhe mungon trajneri. Nuk më ka ndodhur asnjëherë kështu. Do t’u kërkoj drejtuesve të klubit që ta gjobisin Mehmet Shollin”, – ka thënë Lala duke qeshur.

    Trajneri i skuadrës së dytë të Bajernit, Mehmet Sholl, një nga legjendat e skuadrës gjermane, aktualisht është i punësuar si komentator i ndeshjeve të “Euro 2012” nga kanali televiziv gjerman ARD. Mesfushori shqiptar ka njohje të mëparshme me Shollin dhe janë miq. Lala firmosi një kontratë 1-vjeçare me gjigantët bavarezë, me opsion rinovimi edhe për një vit.

    “Dua të marr sa më tepër eksperiencë nga një klub i madh. Në skuadra të tilla, edhe pse në ekipin e dytë, mund të mësosh shumë gjëra. Jeta ime është e lidhur me futbollin dhe unë duhet të kem përvojën e duhur edhe pasi të largohem nga futbolli i luajtur”, – pat deklaruar futbollisti 36-vjeçar.
     
  7. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Edgar Çani moving away from Poland, refuses offer from Cyprus
    [​IMG][​IMG]Edgar Çani me shumë gjasë nuk do qëndrojë më në kampionatin polak pas prishjes së kontratës me klubin e Polonia Varshavës. Mediat e këtij vendi bëjnë të ditur se sulmuesi ka refuzuar pak ditë më parë një ofertë joshëse nga një klub i rëndësishëm në Qipro.

    Nuk janë publikuar detajet e ofertës së bërë, por mësohet se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është në kërkim të një skuadre me nivel të lartë dhe të një kampionati cilësor. Menaxheri i tij, Zibi Boniek, prej kohësh është vënë në lëvizje për ta transferuar bomberin shqiptar te ndonjë ekip italian.

    Ish-futbollisti i Juventusit ka lidhje të forta në Serinë A dhe po përpiqet që të bëjë një “goditje” të madhe, por nuk përjashtohet mundësia që Çani të kalojë në ndonjë nga skuadrat e Serisë B vitin e ardhshëm. Sulmuesi 23-vjeçar i Shqipërisë sezonin e shkuar realizoi 11 gola te Polonia Varshava. Ai kishte kontratë 3-vjeçare me këtë klub, por e prishi marrëveshjen pas mosmarrëveshjeve me presidentin, i cili është në ikje e sipër.
     
  8. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Cana: I turned down Tottenham and Zenit for Lazio
    [​IMG][​IMG]Lorik Cana ka dhene nje interviste dhe ka rrëfyer për mediat italiane se një vit më parë refuzoi ofertat e Totenhemit dhe Zenitit për të shkuar te Lazio.

    “Më pëlqen shumë Seria A dhe duke qenë se është një nga kampionatet më të forta në botë, zgjodha Lacion. Mund të kisha shkuar edhe te Totenhemi, ose te Zeniti në Rusi, por Lacio ishte një aventurë që doja ta provoja patjetër. Jam i lumtur këtu dhe një nga arsyet pse zgjodha këtë skuadër është edhe fakti që unë kam shumë miq në Romë”, – ka thënë ai.

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare po bën “shkesin” për të bindur sulmuesin e Gallatasarajit, Buruk Jilmaz, që të shkojë te skuadra e Lacios. Bardhekaltrit prej kohësh janë në bisedime, por duke qenë se bomberi ka oferta edhe nga Spanja, po heziton.

    “Ia kam thënë në sy Jilmazit dhe menaxherit të tij se te Lacio nuk do të pendohet. Ai më pyeti se si është Roma si qytet dhe unë i thashë se është një vend i mrekullueshëm, në të cilin mund të jetosh i lumtur. Kam bindjen se nëse Jilmaz vjen te Lacio dhe stërvitet mirë, ka për të arritur suksese të mëdha edhe në aspektin personal, sepse cilësitë nuk i mungojnë”.

    I pyetur nëse u pendua që ndërroi vendet me portierin Muslera që u shpall kampion i Turqisë me Gallatasarajin, Cana u shpreh: “Jam i lumtur për Muslerën dhe e dija shumë mirë se ai herët a vonë do të fitonte diçka me atë skuadër. Gallatasaraji është klubi më i madh në Turqi dhe Fenerbahçe nuk mund të krahasohet kurrsesi me të. Kjo skuadër është në zemrën time por, më vjen keq që unë vesha atë fanellë pikërisht në një nga momentet më të vështira të këtij klubi. Gjithsesi, jam i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës së Gallatasarajit dhe vazhdoj të mendoj se ai është një nga klubet më të mëdha në Evropë”, – ka thënë Cana.
     
  9. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Adrian Nikçi completes transfer to Hannover 96
    [​IMG][​IMG]Futbollisti nga Peja, Adrian Nikçi, i cili në edicionin e fundit luajti me skuadrën e Cyrihut në elitën e futbollit zviceran, ka firmosur për skuadrën e Hanoverit. Një kalim i tij te skuadra gjermane, e cila edicionin e ardhshëm do të garoi në Evropa Ligë, ishte ndërlidhur gjatë, ndërkaq për gazetën “Bota Sot”, ekskluzivisht lajmin e konfirmoi babai i tij, Fatmiri.

    “Pas një sërë ofertash që Adriani kishte nga klube të ndryshme, përfundimisht vendosi që të kaloi te Hanoveri. Ai tanimë firmosi kontratë me këtë skuadër derisa edhe klubet kanë rënë dakord për shumë e transferimit”, bëri të ditur, Nikçi-Senior.

    Më pas ky i fundit shtoi se Adriani nga ky kalim do të përfitoi një milion franga zvicerane, pagë vjetore, derisa në fanellën e tij do ta mban numrin 22. Nikçi kishte kontratë me skuadrën zvicerane deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por merret vesh se të dyja klubet kanë rënë dakord që në arkat e Cyrihut të derdhën rreth 750,000 franga zvicerane për të zgjidhur çështjen.

    Së shpejti, Nikçi pritet ti bashkohet skuadrës së Hanoverit me të cilën do të jetë i lidhur deri në vitin 2015. Më këtë skuadër deri në përfundim të këtij edicion luajti futbollisti nga Shqipëria, Altin Lala. Ai u përcjellë si hero nga klubi dhe tifozët e shumtë, pas 13 vjet qëndrimi në Hanover.

    Duket se kjo skuadër është ambientuar me futbollistët shqiptar dhe me angazhimin e Nikçit, vazhdon edicionin e 14-të me një futbollist kuqezi pikërisht te skuadra që ka edhe ngjyrat e klubit kuq e zi.

    Adrian Nikçi ka luajtur me kombetaren U21 te Zvicres por ka shprehur kohet e fundit se eshte i interesuar per te veshur uniformen e kombetares shqiptare madje ka thene se dhe ka pasur nje inetersim jo zyrtar nga Shqiperia. Ky ndryshim mund te moj jete shume i lehte per shkak te paraqitjeve te tij me shpresat zviceriane.
     
  10. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Arber Abilaliaj to sign for Flamurtari after two year stint at Inter Zapresic
    [​IMG][​IMG]Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ditë më parë deklaroi se po kerkohej nje lojtar me peshe ne merkato, qe mund te beje diferencen. Kishte disa hamendje per merin, por vetem sot u zbulua se cili do te jete ai.

    Jo Migen Memelli, ashtu si mendohej nga të gjithë, por Arbër Abilaliaj! Sulmuesi i Inter Zapresiçit, në Kroaci, kohë më parë ishte shprehur se do të ishte i kënaqur në rast se do të kthehej në Vlorë, aty ku edhe u rrit dhe nisi karrierën e tij futbollistike, por vetëm dy ditë më parë ka kontaktuar me Gjikën, duke rënë dakord në parim dhe duke shtyrë marrëveshjen vetëm në detajet ekonomike.

    Abilaliaj, disa ditë më parë, i kishte premtuar presidentit kuqezi se Flamurtari do të ishte zgjedhja e tij e parë, sapo të zgjidhte kontratën me klubin kroat dhe e ka mbajtur fjalën.

    Abilaliaj ka hedhur hapat e para te Flamurtari por u transferua te Partizani qe ne moshen 18-vjecare. Te te kuqte ai luajti 84 ndeshje duke shenuar 23 gola dhe cilesohej si nje lojtar me te ardhme duke u krahasuar me Bogdanin dhe Taren per shkak te fizikut te tij.

    Me pas ai ka luajtur te Besa nje sezon ku shenoi tre gola dhe te Tirana ku shenoi gjashte gola ne 25 ndeshje ne sezonin 2009/10. Sezonin e ardhshem ai u tranferua te Inter Zapresic. Ne keto dy sezone ne Kroaci ai ka shenuar pak, vetem shtate gola ne 42 ndeshje, por gjithesesi konsiderohet si nje sulmues i rendesishem.

    Abilaliaj eshte 26 vhec tani dhe sigurisht qe eshte nje goditje e rendesishme per klubin vlonjat dhe mund te zgjidhe problemet e sulmit per ta.
     
  11. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Cikalleshi ndryshon drejtim nga Koreja ne Japoni
    [​IMG][​IMG]Ndërsa pritej që të nënshkruante dje për koreanët e Suvon Samsung Blueuings, Sokol Cikalleshi ka bërë një “indietro” të fortë. “Do të kthehet në Shqipëri pasnesër”, ka thënë presidenti i kavajasve, Nexhat Bizhdili, që ka në pronësi kartonin e mesfushorit, “për t’u nisur sërish të hënën, por këtë radhë drejt Japonisë”.

    Duket vërtet si në filmat fantazmagorikë, por kur mëson detajet, të duhet të besosh se çka ndodhur realisht. Në kohën që futbollisti ka qenë duke dhënë “provat” për koreanët, aty ia kanë behur dhe menaxherë japonezë, por më së shumti kanë ndikuar dhe fjalët e një trajneri të njohur si, Dragi Kanatlarovski – ish-trajner i përfaqësueses së Maqedonisë, aktualisht menaxher dhe njohës i mirë i talenteve të rajonit ballkanik – që “u ka prishur mendjen” japonezëve.

    Duket se oferta ka rritur ndjeshëm “stekën”, çka e ka detyruar si vetë futbollistin, por dhe presidentin e Besës, Bizhdili, që të marrin një vendim tjetër, atë të spostimit të mundshëm drejt Japonisë.

    “Nuk mund të flas me saktësi, por mund të arrihet edhe në 800 mijë dollarë”, ka thënë i entuziazmuar dje, Xhati. Një shifër që përkthehet në më shumë futbollistë cilësorë te Besa, që është rikthyer në Superiore.

    Cikalleshi kthehet në Shqipëri për t’u pajisur me vizën përkatëse dhe me shumë gjasa të hënën do të udhëtojë sërish drejt Japonisë. Mijëra e mijëra kilometra, por që me sa duket ia vlejnë. Mesfushori, që luajti si i huazuar te Tirana deri në fund të këtij sezoni, pati një eksperiencë të pakëndshme edhe te kampionët e Skënderbeut.
     
  12. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Ilir Azemi in talks with the Albanian FA

    [​IMG][​IMG]Ilir Azemi mund te jete kosovari i rradhes qe do te inkuadrohet ne Kombetaren shqiptare. Sulmuesi prishtinas eshte vetem 20 vjec dhe eshte shume premtues me lojen e tij te fuqishme ne ajer. Ai eshte i gjate 1 meter e 92 centimetra, duke qene nje pike referimi ne sulm qe mund te perdoret shume mire ne kombetare si pasardhes i Bogdanit.

    Sic lajmeruam edhe ne faqen tone, kjo fundjave solli debutimin e tij ne Bundesliga. Iliri luajti për herë të parë në Bundesligë të shtunën dhe si kundërshtar pati bavarezët e Bayern Munichut. Azemi u inkuadrua në lojë në minutën e 62 të ndeshjes në vend të sulmuesit Fall, duke treguar një paraqitje mjaft solide, duke pasur edhe një rast shënimi në fund të takimit. Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur me debutimin e tij.

    “Të them të drejtën, unë e prita këtë debutim. Jam gëzuar mjaft shumë kur u futa në lojë. Natyrisht se kam qenë i kënaqur dhe e kam pritur një gjë të tillë”, deklaroi Azemi për ‘Tribuna Shqiptare’.

    “Emocione kisha, mirëpo këtë ndeshje e kam pritur me padurim”, shtoi më tutje sulmuesi kosovar. Iliri fitoi gati të gjitha duelet në ajër për 28 minuta lojë sa pati në dispozicion, duke u treguar problem i madh për mbrojtësit bavarezë. “Falë ushtrimeve intensive trupore ka ardhur deri në një gjë të tillë”, shpjegoi sulmuesi i kosovar.

    Në fund, talenti kosovar deklaroi se është në bisedime me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit

    “Per sa i përket Shqipërisë, po unë jam në kontakt me ta, mirëpo për momentin nuk ka asgjë konkrete”, përfundoi Azemi ne lidhje nje thurrje nga De Biasi.

    Gjithesesi pritet qe ne fund te tetorit sulmuesi ti bashkohet Shpresave dhe me pas mund te vij edhe ftesa nga italiane per Kombetaren.
     
  13. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Kapllani scores twice for Frankfurt

    [​IMG][​IMG]Edmond Kapllani, kontigjent i kombëtares kuqezi, ka shpërthyer me një dopietë të dielën, në ndeshjen e Bundesliga 2, Ingolstadt-Fraknkfurt 0-2, duket dëshmuar se po u rikthehet kohëve të tij më të mira.

    Edmond Kapllani ka qene titullar dhe ka bere nje loje shume te mire qe eshte kurorezuar me dy gola ne minuten e 42-të dhe të 78-të. Me pas sulmuesi eshte zevendesuar.

    Sa i takon shqiptarit tjetër të Frankfurtit, i cili la Këlnin për t’u huazuar në skuadrën e Bundesligës 2, Odise Roshi, është aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

    Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, FSV ndodhet në vendin e tretë të renditjes, me dy fitore dhe një barazim.
     
  14. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Eksploziv ne fushe te Sepahani i Sukajt e Bulkut

    [​IMG][​IMG]Caste te frikshme ne fushe per Ervin Bulkun dhe Xhevahir Sukajn qe luajne ne Iran. Gjatë një ndeshje te çerekfinaleve në kampionatin aziatik, disa tifozë që po ndiqnin ndeshjen në stadium, hodhën një fushe objekt qe mendohet te kete qene nje granatë dore, megjithese jo shume e fuqishme, por gjithesesi troditese.

    Ndeshja u nderpre fillimisht pasi tifozet vendas po hidhnin objekte te ndryshme ne fushe keshtu qe arbitrat nuk mund te vazhdonin pa u pastruar fusha dhe pa u qetesuar tifozet. Por mes ketyre objekteve ishte dhe nje mini-bombe.

    Granata siç shihet në video merret nga mesfushori, Adela Kolahkaj, nga klubi i futbollit Sepahan gjatë një pushim në lojë i cili dëshiron ta largojë, dhe e hedh ate jashte fushe te reklamat rrethuese, tamam në kohë. Vetëm disa sekonda e shpëtuan atë nga një plagosje e pashmangshme dhe katastrofike. Lojtaret dhe arbitrat qe ishin prane shperthimit u larguan me vrap.

    Cuditerisht ndeshja u lejua te vazhdonte dhe u mbyll pa gola, ndersa personi qe hodhi objektin shperthyes ne fyshe eshte akoma i paidentifikuar dhe nuk eshte kapur nga policia. I cuditshem eshte fakti se ne faqen zyrtare te Federates Aziatike te futbollit, nuk permendet fare incidenti ne kriniken e ndeshjes.

    Persa i perket lojtareve shqiptare, ne fushe ishte per 90 minuta Ervin Bulku, ndersa ne 12 minutat e fundit u aktivizua edhe Xhevahir Sukaj.
     

Share This Page