News: Albanian First Division 2010/2011

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 8, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Partizani fiton ne Cerrik, Naftetari ne Tepelene
    [​IMG][​IMG]Partizani ka kaluar me sukses edhe pengesën e fundit të vështirë, Turbinën e Cërrikut, duke qenë tashmë pjesë e Kategporisë së parë. Ky është Partizani i emrit të madh që, pasi u degdis në kategoritë inferiore, pasi vuajti pafundësist nga problemet nga më të ndryshmet, duket se po rikthehet.

    Të kuqtë, me tifozërinë më të madhe anekënd vendit, cka e kanë provuar ngado kanë luajtur edhe si pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertën cërrikase, falë golave të Bathës, në minutën e 11-të me penallti dhe të Gjokës, një minutë para mbarimit të phjesës së parë. Më herët, mes dy golave të të kuqve, ishte Shkoza, që barazoi përkohësiosht 1-1 për Turbinën, në minutën e 30-të.

    Pjesa e dytë ka qenë e tensionuar, sepse tifozët vendës kanë hedhur sende të forta në fushë, duke goditur edhe anësorin. Për pasojë, ndeshja është ndërprerë për 8 minuta, sepse gjyqtarët janë tërhequr në dhomat e zhveshjes, prej nga kanë dalë pas konsultimeve me përfaqësuesit e federatës. Megjithatë, nuk ka pasur gol tjetër. Partizani do ta luajë ndeshjen e fundit kundër Këlcyrës, në fushën e vet. Me fitoren në Cërrik, të kuqtë kanë tashmë 49 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Naftëtari, me një pikë më pak, i cili ka fituar 2-0 në fushën e Tepelenës. Javën e fundit kucovarët presin Domosdovën.

    Takimi, Tepelena-Naftëtari filloi me një minutë heshtje në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit, në nderim të babait të kapitenit të skuadrës tepelenase Valtid Xhafa, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Trajneri Selimi e ka nisur ndeshjen pa dy titullarë, Xhafën dhe Çunajn. Në 45’ e para Tepelena ushtroi presing, ku sulmusi Jaupi në minutat e 25-të dhe 38-të, i kishte të gjitha mundësitë që të shënonte përballë portjerit Rexhepi.

    Në pjesën e dytë trajneri Fraholli fuqizon sulmin, por vendasit në minutën e 47-të, pretendojnë për një penallti pasi Jaupi me topin në zotërim është prerë nga prapa nga një lojtar mik, por gjyqtari Greca nuk e akordon. Kur të gjithë prisnin që Tepelena të shënonte, janë miqtë me Faskon që i shpëton mbulimit të mbrojties dhe në të 76’ i jep avantazhin kuçovarëve.

    Pas këtij goli, miqtë çlirohen madje pa kaluar as katër minuta shënojnë golin e dytë me autor Lilën. Kjo ishte humbja e parë në “shtëpi” për këtë sezon e skuadrës së Selimit. Në fund të ndeshjes, trajneri Selimi, akuzoi sërish FSHF-në, pasi edhe dje Tepelenës i është mohuar një penallti, madje edhe një nga golat e miqve ka qenë në pozicion jo të rregullt.

    Ne ndeshjet e tjera Delvina ka marre nje fitore te thelle 3-0 kunder Bilisht Sport me gola te shenuar nga Muho 12’, Hakarepi 30 dhe Iliadhi 64’. Këlcyra e vendit te fundit arrin që të marrë një fitore me mjaft vlera ndaj Memaliajt me rezultatin 3-2 flae nje goli ne minuten e 86-te nga Hadaj. Sopoti mundi Permetin 3-1 dhe Domosdova gjithashtu merr nje fitore te rendesishme mbijetese ndaj Albpetrol, 1-0.

    Grupi B - Java 21

    TURBINA – PARTIZANI 1-2
    DELVINA – BILISHT SPORT 3-0
    DOMOSDOVA – ALBPETROL1-0
    TEPELENA – NAFTETARI 0-2
    SOPOTI – PERMETI 3-1
    KELCYRA – MEMALIAJ 3-2

    Renditja

    1.Partizani 49 15 4 2 31-10
    2.Naftëtari 48 15 3 3 41-8
    3.Tepelena 38 12 2 7 36-27
    4.Turbina 35 10 5 5 33-24
    5.Albpetrol 33 9 6 6 26-18
    6.Bilisht S. 26 8 2 11 26-29
    7.Sopoti 24 6 6 8 19-27
    8.Delvina 22 7 1 13 27-36
    9.Memaliaj 21 6 3 12 22-31
    10.Përmeti 19 6 4 11 23-34
    11.Domosdova 18 6 3 12 18-34
    12.Këlcyra 18 5 3 13 20-43

    Java 22

    PERMETI – TEPELENA
    NAFTETARI – DOMOSDOVA
    ALBPETROLI – DELVINA
    BILISHT SPORT – TURBINA
    PARTIZANI – KELCYRA
    MEMALIAJ – SOPOTI
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York

Share This Page