Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 25 ose 26 korrik, ka mundësi që të vihet përballë kombëtares së Brazilit në Gjenevë të Zvcirës. Një lajm të tillë sensacional e kanë konfirmuar sot edhe drejtuesit e FFK-së, sipas të cilëve ftesa për miqësore me kombëtaren braziliane u ka ardhur ditë më parë nga menaxheri i FIFA-s, Mark Billoi. Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri ka thënë se ka kthyer përgjigje pozitive në këtë ftesë dhe tashmë ka mbetur që të merret leja nga Federata zvicerane si dhe nga FIFA për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në Gjenevë. Vokrri ka thënë se konfirmimi përfundimtar pritet gjatë ditës së sotme ose më së voni deri nesër. Në rast se vjen deri te realizimi i kësaj miqësoreje, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë një ndeshje historike, por edhe një hap tejet i rëndësishëm për futbollin kosovarë drejt ndërkombëtarizimit. Ndërkohë miqësorja e mundshme Kosovë-Brazil ka tronditur mediat e Beogradit, të cilat e kanë quajtur si të pabesueshëm një lajm të tillë. I njëjti menaxher i FIFA-s, në vitin e kaluar ka organizuar ndeshjes Kosovë - Arabi Saudite në Ankara të Turqiës, kurse për muajin gusht ai ka aranzhuar edhe dy miqësore tjera me Beninin (më 18 gusht) dhe me Arabinë Saudite (më 20 gusht).
Nuk realizohet miqësorja Kosovë-Brazil Me keqardhje ju njoftojmë, se me gjithë dëshirën e madhe dhe përpjekjeve maksimale dhe të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve të krerëve të FFK-së, ndeshja aq shumë e dëshiruar nga ana e FFK-së, por edhe nga ana e futbolldashësve ndërmjet përfaqësueses së Kosovës së Përfaqësuese Olimpike të Brazilit e paraparë për datën 25 korrik në Gjenevë nuk do të zhvillohet. Ashtu siç i është e njohur opinionit të Kosovës të hënën në FFK kishte arritur ftesa përmes ndërmjetësit për ndeshje ndërkombëtare Mark Biolley që njëkohësisht është dhe agjent i FIFA-s, për këtë ndeshje dhe FFK-ja kishte nisur të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë takim, megjithatë FIFA ka vonuar në përgjigjen e saj për lejimin zhvillimit të kësaj ndeshje. Më herët për zhvillimin e ndeshjes ishte pajtuar jo vetëm Brazili e Kosova, por edhe autoritet zvicerane që kjo ndeshje të zhvillohet në shtetin e tyre, ndërsa të enjten FIFA ka kërkuar edhe një konfirmim të ri nga ana e Brazilit dhe Zvicrës. Dhe për shkak të kësaj zvarritje të përgjigjes nga ana e FIFA-s, Brazili është detyruar që të gjejë zgjidhje tjetër, pra për një ndeshje tjetër miqësore dhe ka udhëtuar për në Singapur me qëllim të përgatitjes së më të mirë për LO si domosdoshmëri që të ketë ndeshje kontrolluese para udhëtimin në Pekin. Në të vërtet FIFA nuk e ka refuzuar zhvillimin e ndeshjes përkundër asaj që në shumë mediume serbe është shkruar se FIFA e ka ndaluar zhvillimin e ndeshjes, por me zvarritjen e vendimit për këtë ndeshje, ka detyruar rivalin Brazilin që të gjejë një rival tjetër për ndeshje miqësore, duke mos qenë e gatshme për të pritur më gjatë. Megjithëkëtë, FFK-ja është e vendosur që të punojë dhe të angazhohet edhe më shumë në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. FFK-ja vlerëson se përkundër që kjo ndeshje nuk u realizua, të paktën ka arritur efektin e saj duke qenë në agjendat e FIFA-s dhe të komunitetit të futbollit evropian dhe botëror si dhe ndër top-lajmet kryesore të mediave të Kosovës dhe botërore. FFK-ja falënderon Federatën e Futbollit të Brazilit që ka përzgjedhur pikërisht përfaqësuesen e Kosovës për një ndeshje miqësore sikur që edhe Federatën e Futbollit të Zvicrës që ka pranuar mikpritjen e kësaj ndeshjeje. Po ashtu FFK-ja falënderon të gjitha mediat e Kosovës për pasqyrimin korrekt dhe nxitje mediave të kësaj ngjarje me rëndësi për futbollin e Kosovës. FutbolliShqiptar.net
the friendly with brazil almost happened it was so close, swiss federation accepted, brazil accepted and fifa also accepted but a little too late. if fifa had accepted earlier the game would have happened. hey animal i mean enimal are you by any chance the same guy as shqypni, kombetarja, alb nt, quesis and ect. from albanian.com? i think you are, cuz you sound like the same negative and a jelous person that you are on albanian.com.
O Enimal, ca thote ky rrocka ketu ? Pse kaq shume pseudonime ke ? o bucko ja fut kot , enimali eshte webmasteri i futbollishqiptar.net Jelous ! i madh!
haha reporting news, is the same as being jealous I didnt write the article, some1 else did. and yes i'm all those people that u mentioned. I'll just bring some non-jealous news then