Pre-match: Friendly: Iran - Albania (May 27, 2012)

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 8, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Shqipëria miqësore me Iranin në Stamboll
    [​IMG][​IMG]Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje tjetër miqësore gjatë këtij muaji. Më datën 27 maj ajo do të ketë përballë Iranin, takim që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Kështu për kuqezinjtë dhe trajnerin De Biazi do të jenë dy prova të njëpasnjëshme.

    E para në Madrid kundër Katarit dhe e dyta në Stamboll me Iranin. Brenda 5 ditëve futbollistët do të kenë shansin të tregojnë formën e momentit dhe përshtatjen në lojë nën drejtimin e teknikut De Biazi.

    Irani është një skuadër shumë e njohur në Kontinentin e Azisë. Sipas vlerësimit, ajo renditet në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme në Azi dhe në vendin e 51-të në renditjen e FIFA-s. Kjo skuadër ka treguar në dekadat e fundit një rritje të madhe dhe eksperiencë në takimet eliminatore e finale për Kampionatet Botërore dhe Kupën e Azisë.

    Irani ka marrë pjesë në tri finale të Kampionateve Botërore më 1978 në Argjentinë, 1998 në Francë dhe 2006 në Gjermani. Skuadra kombëtare e Iranit e ka fituar tri herë titullin Kampion të Azisë në vitet 1968, 1972 dhe 1976. Ky ekip ka siguruar në këtë kompeticion vendin e tretë dhe medaljet e bronzit më 1980, 1988, 1996 dhe 2004.
     

Share This Page