FK Partizani Tiranë

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 23, 2008.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Let's go Red Bullsssss
     
  2. Ngadhnjyesi

    Ngadhnjyesi New Member

    Dec 14, 2007
    Brooklyn
    Nat'l Team:
    Albania
    Too late.
     
  3. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Getting ready for the UEFA Cup :)
     
  4. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    From the transfer news, looks like we're collecting all the "stars" from the wprst teams. So far from Lushnja, Skenderbeu and Beselidhja. :(
     
  5. Ngadhnjyesi

    Ngadhnjyesi New Member

    Dec 14, 2007
    Brooklyn
    Nat'l Team:
    Albania
    Oops forgot about that. Do we know of our opponent yet? Whoever it is though I doubt we're getting past the first round.
     
  6. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Not yet, i think the draw is in a couple of weeks.
     
  7. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Merkato, emra te bujshem vetem te largimet

    Skuadra e Partizanit eshte permendur shume ne kete merkato te veres si per lojtaret e afruar ne skuader qe ne ditet e para pas perfundimit te kampionatit ashtu edhe per lojtaret qe pritet te largohen, disa prej tyre edhe jashte Shqiperise.

    Merkato ne hyrje
    Afrimet deri tani kane qene tre. I pari dhe gjithashtu me cilesori ishte afrimi i Marjus Ngjeles, sulmuesit 25 vjecar nga Korca qe vjen nga skuadra e Beselidhjes qe ra nga Superliga. Me pas u afrua ne skuader mbrojtesi fierak i Lushnjes Rajmond Shala. Ne ditet e fundit u shtua zyrtarisht edhe emri i Ylli Shametit, mbrojtes 23-vjecar nga Gjirokastra qe sezonin e fundit u aktivizua me Kastriotin, nje tjeter skuader qe u largua nga Superliga. - (Also add Larti from Bilisht Sport) -

    Paulin Dhembi
    Emrat e bujshem ne merkaton e te kuqve jane te gjithe ne kolonen e largimeve. Largimi i pare zyrtar eshte ai i Paulin Dhembit. Mesfushori korcar qe shenoi 7 gola ne 31 ndeshje per Partizanin kete sezon, ka terhequr dokumenatcionin e tij pas skadimit te kontrates. Per te ka oferta nga Besa dhe Dinamo.

    Elis Bakaj
    Nje emer tjeter qe ka shume mundesi te jete larg Partizanit eshte Elis Bakaj. Ofertat per te kane ardhur nga Rusia, Zvicra, Qipro dhe Gjermania. Fantazisti ka refuzuar oferten qipriote, por pistat e tjera mbeten te hapura. Presidenti i kuq Albert Xhani ka vendosur cmimin prej 600 mije eurosh per kartonin e tij, gje qe mund ta veshtiresoje shume largimin e Bakajt nga Partizani, por cmimi mund te ndryshoje gjithmone.

    Bledi Shkembi
    Prane largimit eshte dhe fantazisti tjeter, korcari 30 vjecar Bledi Shkembi, autor i tre golave ne 25 ndeshje per te kuqte. Ai mund te kthehet ne Ukraine ku ka luajtur edhe me pare, por kesaj rradhe me Metalurg Donetsk.

    Largime te tjera te mundshme
    Devolli eshte nje tjeter largim i mundshem. Gjithashtu eshte permendur edhe Gjergji Muzaka, fituesi i trofeut "Joti" i votuar nga tifozet si lojtari me i mire i sezonit, per te cilin kane arritur oferta joshese nga Dinamo. Shto ketu edhe largimin e Enco Malindit disa muaj me pare dhe Partizani mund te pergjysmohet ne javet e ardhshme.

    Nese te gjithe largimet e lartpermadura realizohen, duke pasur parasysh edhe emrat jo shume shprese dhenes te lojaterev te afruar deri tani, Partizani veshtire se do te jete i njejti ne sezonin 2008/09. Te mos harrojme qe te kuqte do te marrin ojese dhe ne Kupen UEFA ku pa lojtaret kryesore te skuadres do ta kene shume te veshtire.

    http://www.partizani.net/0637.htm
     
  8. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Xhani shpall Partizanin e sezonit 2007/08

    Prej disa ditesh,situata ne kampin e kuq dukej se po dilte jashte kontrollit,pasi flitej per nje "eksod" te futbollisteve titullare. Madje emrat e "demave te kuq" qarkullonin ne listen e perforcimeve te disa skuadrave te kategorise superiore.Ashtu si ne merkaton e janarit, edhe tani ishte parashikuar se Partizani mund te sherbente si nje "baze furnizimi" per skuadrat e tjera.

    Por edhe ne kete merkato vere duket se presidenti Xhani do t'ua ngrije buzeqeshjen kundershtareve, pasi siguron se asnje futbollist nuk do te largohet nga Partizani.

    Presidenti i te kuqve,Albert Xhani,dje jo vetem qe ka dhene lajmin se nga skuadra nuk do te largohet asnje futbollist, por madje ka shpallur se eshte gati edhe Partizani i sezonit te ri. Ne kete liste presidenti konfirmon grupin, qe mbylli sezonin e 69-te kombetar te kategorise superiore, me ndonje perjashtim, si dhe ka konfirmuar perfundimisht perforcimet qe jane kryer gjate kesaj merkato verore.

    Ne kete liste bie ne sy edhe emri i te riut Leontiev Kondo, i cili vjen nga akademia "Partizani". Ajo qe habit me shume ne listen e Partizanit te ri, qe ka shpallur dje presidenti Xhani, eshte mungesa e mesfushorit korcar Bledi Shkembi. Sic u tha me lart njeshi i kuq nuk donte te bente koment per mungesen e emrit te mesfushorit ne listen e Partizanit 2008-2009.

    Lista e te kuqve per sezonin e ri:
    1 - Orges SHEHI
    2 - Ardit BEQIRI
    3 - Fatjon TAFAJ
    4 - Rrahman HALLACI
    5 - Tefik OSMANI
    6 - Gjergji MUZAKA
    7 - Paulin DHEMBI
    8 - Viktor GJYLA
    9 - Bledar DEVOLLI
    10 - Elis BAKAJ
    11 - Arber ABILALIAJ
    12 - Dashamir XHIKA
    13 - Erando KARABECI
    14 - Alban DASHI
    15 - Arber CAPO
    16 - Armando DODA
    17 - Gerald HASMETAJ
    18 - Marjus NGJELA
    19 - Edi CAJKU
    20 - Jorgo CIPI
    21 - Klejdi LARTI
    22 - Ylli SHAMETI
    23 - Rajmond SHALA
    24 - Leontiev KONDO

    http://www.partizani.net/0638.htm
     
  9. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Orges Shehi has announced that he wants to leave, due to financial problems (hasn't been paid in 3 months :) ). Devolli has left the team also and will probably play for Tirana next season.

    Serbian goalkeeper Bojan Vulicevic is on trial at Partizani. Vulicevic, 1.93 m, has previously played for FK Spartak Subotica in the Serbain Third Division mostly as a sub. :( so not much hope there.
     
  10. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Kupa UEFA: Siroki Brijeg - Partizani 0-0

    Partizani ka arritur nje rezultat pozitiv, nje barazim pa gola ne stadiumin "Pecara" ne Siroki Brijeg. Trajneri Lika ka hedhur ne fushe nje formacion pothuajse te detyruar, duke i dhene shansin portierit te ri Bakaj. Ne mbrojtje ka qene Pinari me Osmanin ne qender dhe kapiteni Beqiri me Hallacin nga krahet. Mesfusha ka qene ajo e paralajmeruara me Dhembin dhe Karapicin ne qender, Gjylen ne te majte dhe Muzaken ne te djathte. Sulmi ieshte besuar Ngjeles qe ka bere debutimin me Partizanin dhe Bakajn pas tij.

    Vendasit e fillojne vrullshem ndeshjen duke vene nen presion Partizanin ne 15 minutat e para. Pas kesa loja e Partizanit fillon te rritet dhe eshte Partizani qe kontrollon lojen. Megjithate pjesa e pare mbyllet me shume pak raste shenimi dhe here pas here loja behej ne qender te fushes me gabime te shumta nga te dyja skuadrat.

    Ne pjesen e dyte eshte perseri Siroki Brijeg qe fillon me me vrull. Vendasit krijojne disa raste, por portieri 20-vjecar Edvan Bakaj eshte ne forme. Ne pjesen e dyte Hasan Lika ka futur Arber Capon, nje tjeter i ri nga akademia, Teodor Perlleshin e ardhur nga Beselidhja, si dhe Edi Cajkun e ardhur nga Skenderbeu. Siroki Brijeg kane luajtur me mire ne pjesen e dyte por pa arritur te shenoje. Vendasit kane pasur nje rast te mire ku kane goditur shtyllen dhe traversen, ndersa per Partizanin ka qene Beqiri qe eshte ndaluar nga shtylla ne pjesen e dyte. Ne minutat e fundit te ndeshjes ka pasur edhe dy ratse te dyshimta. Lojtaret e Partizanit kerkojne nje penallti per nje pengim te Osmanit ne zone dhe me pas pretendojne edhe se topi ka kaluar vijen e portes, por arbitri mendon ndryshe. Partizani ka nje avantazh te lehte pas ketij barazimi, por te dyja skuadrat i kane te gjitha mundesite per te avancuar.

    Siroki Brijeg - Partizani 0-0
    Stadiumi: Pecara, Siroki Brijeg
    Shikues: 5.000
    Gjyqtarë: Pavel Olshiak (Sllovaki)
    Kartonë të verdhë: El. Baka, Gjyla (Partizani)
    Lojtari i ndeshjes: Ardit Beqiri (Partizani).
    Siroki Brijeg: Vasilj 6, Prlić 5, Barišić 5, Jurić 6, Božić 5.5, Wagner 6.5, Marciano 6 (prej 53' Dan. Kožul 6.5), Alexandre 6, Emerson 5 (prej 61' Zovko 5.5), Šilić 5.5, Bubalo 5.5 (prej 76' Raguž -).
    Partizani: Edv. Bakaj 6.5, Beqiri 7, Osmani 6.5, Pinari 7, Hallaçi 6.5, Muzaka 6 (prej 76' Çajku -), Dhëmbi 6, Karapici 6 (prej 58' Capo 6), Gjyla 6, Ngjela 5.5 (prej 63' Perlleshi 6), El. Bakaj 6.

    Kronika e ndeshjes
    90+3' - Pas tre minutash shtese, gjyqtari i jep fund ndeshjes. Perfundon 0-0 midis Siroki Brijeg dhe Partizanit.
    90' - Rrezikojne perseri vendasit. Shpeton porten Edvan Bakaj. Lojtari me i mire per Partizanin.
    87' - Nje gjuajtje e Dhembit duket sikur kalon vijen e portes, te kuqte pretendojne per gol, por nuk eshte i te jnejtit mendim gjyqtari
    86' - Bie ritmi i lojes ne minutat e fundit te ndeshjes
    85' - Goditje e lire per Partizanin larg portes.
    84' - Karton i verdhe per Gjylen per protesta. Kerkonte penallti per nje nderyrje te parregullt ndaj Osmanit ne zone.
    82' - Shume prane golit Partizani. Beqiri godet htyllen.
    78' - Nderrimi i trete per Partizanin. Largohet Gjergji Muzaka dhe ne fushe futet Edi Cajku qe u afrua ne merkaton e veres. Ashtu si per Perlleshin, edhe per Cajkun ky eshte debutimi i tij me Partizanin.
    75' - Dominojne vendasit ne pjesen e dyte
    73' - Goditje denimi per Partizani nga 30 metra. Gabojne tanet
    70' - Rrezikon Siroki Brijeg me nje gjuajtje nga 16 metra
    68' - Goditje denimi per vendasit nga 18 metra. Topi godet murin dhe del pertej vijes fundore. Goditje denimi
    66' - Kundersulm i Partizanit. Gabon Ngjela
    65' - Dy goditje kendi te njepasnjeshme per vendasit
    63' - Nderrimi i dyte edhe te Partizani. Del Gjyla dhe ne loje futet i riu Perlleshi qe sapo u afrua ne skuader nga te rinjte.
    61' - Siroki ben nderrimin e dyte.
    60' - Goditje denimi per Siroki Brijeg nga 25 metra. Topi perplaset ne mur.
    58' - Nuk e ka filluar mire pjesen e dyte Partizani. Duket sikur e kane humbur disi besimin qe kishin ne vetvete ne pjesen e pare
    57' - Behet zevendesimi i pare per Partizanin. Del nga fusha Karapici qe duket i demtuar dhe futet Arber Capo.
    54' - Vendasit shume prane golit. Godasin dy here shtyllen, nje here me Bubalo dhe me pas me Emerson. Shpeton per mrekulli Partizani.
    49' - Rrezikon Siroki Brijeg. Bubalo gjuan dobet, pa probleme per Edvan Bakajn
    47' - Gjuajtje e rrezikshme e Gjyles qe kalon vetem pak mbi traverse
    46' - Fillon pjesa e dyte. Nuk ka ndryshime ne formacion per asnjeren nga skuadrat

    45' - Mbaron pjesa e pare e ndeshjes me rezultatin 0-0. Vendasit e filluan me mire ndeshjen por pas 15 minuta loja e Partizanit permiresohet dhe me pas jane te kuqte qe kontrollojne me mire lojen. Megjithate shume pak raste per shenim nga te dyja skuadrat.
    42' - Rrezikon Siroki Brijeg. Osmani dergon topin pertej vijes fundore ne castet e fundit
    39' - Karton i verdhe per Bakajn. Nderyrje e parregullet ndaj Marciano
    38' - Paraqitje e mire deri tani per Ngjelen dhe Muzaken qe shpesh here arrijne te derpertojne nga krahet
    36' - Rast i mire per Partizanin. Bakaj i vetem nga 8 metra nuk arrin te dergoje topin ne porte me koke
    31' - Rrezikon Muzaka me goditje denimi. Mesfushori gjuan tokazi por topi perfundon jashte
    28' - Gjuan Muzaka nga 25 metra por bllokon mbrojtja
    23' - Loja po zhvillohet me shume ne mesfushe me gabime te shumta nga te dyja skuadrat
    20' - Ulet ritmi ivendasve. Partizani mban me shume topin tani por pa arritur te rrezikoje
    10' - Gjuajtje e forte e bishnjakeve nga larg, pret Edvan Bakaj
    05' - Dy goditje kendi per vendasit ne minutat e para por pa rrezikuar
    01' - E fillon me mire ndeshjen Siroki Brijeg qe hidhet ne sulm. Partizani mbron .

    nga Redbull
    Partizani.Net
     
  11. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Enough about UEFA :)

    Now lets talk about the upcoming relegation fight.
     
  12. Ngadhnjyesi

    Ngadhnjyesi New Member

    Dec 14, 2007
    Brooklyn
    Nat'l Team:
    Albania
    This way we can lift another trophy next year.:(
     
  13. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    [YOUTUBE]http://www.youtube.com/watch?v=SohTzn0heEA[/YOUTUBE]

    Dinamo - Partizani 2-0
     

Share This Page