The big clubs want the league to go back to 10 teams, so there's more revenue for them from TV rights. Të mëdhatë: Superliga me 10 skuadra
Muça fired at Flamurtari, Rubio his possible successor Barazimi 1-1 në fushë asnjanëse me Bylisin i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të Flamurtarit Shkëlqim Muça. Të hënën pasdite drejtuesit e Flamurtarit kanë vendosur që të ndërpresin marrëdhëniet me trajnerin Muça, ku padyshim shkaku është fillimi i dobët me Bylisin. Por mbase në këtë vendim të drejtuesve kanë ndikuar edhe polemikat me lojtarëve të larguar si Progni, Gentian Muça, Brahja, Sakaj, Çela etj, që si lajtmotiv kishin: Na largoi trajneri, sepse kërkon të mbajë vetëm lojtarët e tij, ata që paguajnë. Gjithsesi në kohën që dolën këto polemika drejtuesit u radhitën në kahun e trajnerit, por të hënën kanë vendosur që ta shkarkojnë. Nje zgjedhje e cuditshme kjo e drejtuesve vlonjate pasi eshte Muca ai qe ka bere merkaton sipas planeve te tij dhe tashme pasardhesit do i duhet te punoje me ata lojtare. Nese "kupa" ishte duke u mbushur, atehere zgjidhja me e mire mund te ishte largimi i tij qe para fillimit te sezonit. Dihet se Flamurtari ka qenë shumë aktiv në merkato duke shpenzuar miliona, me synimin e vetëm sjelljen e titullit kampion në Vlorë. Por starti me Bylisin nuk ka qenë për kampion, gjë e cila ka ndikuar edhe në shkarkimin e trajnerit Shkëlqim Muça. Por gjithesesi nje barazim jashte fushe nuk mund te quhet katastrofik. Nuk është vendosur se kush do të jetë pasardhësi i Muçës, por menjëherë kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm, ku midis tyre është edhe emri i trajnerit të Tiranës, Hulian Rubio. Rubio akoma nuk ka zyrtarizuar vazhdimin e kontrates me Tiranen dhe mund te jete pikerisht ai qe do te marre ne dore skuadren vlonjate.