Albanian Superliga 2011/2012

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 3, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Levi: Nuk mund te gabojme ndaj Apolonise
    [​IMG][​IMG]Trajneri i Skënderbeut, Stanislav Levi, kërkon që të shtunën të zyrtarizojë pragfestën në Korçë. Ka përfunduar një ditë e plotë pushimi që kishte kohë që ishte “harruar” për bardhekuqtë, dhe ka nisur puna me mjaft vrull. Në kampin korçar të gjithë janë të kënaqur, por njëherësh të mbushur edhe me mjaft energji pozitive edhe për këto dy ndeshje të fundit të mbetura.

    Numri një i pankinës bardhekuqe, Levi, dje ndonëse ka qenë një ditë zyrtare pushimi pasi festohej 1 Maji, nuk e ka konsideruar si të tillë për të tijtë. Skuadra, e cila ka qëndruar në qytetin bregdetar të Durrësit për t’u relaksuar dhe çlodhur, duke qenë më pranë njëra-tjetrit në organizimin e punës që do të kryhet, ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore. Të gjithë janë të bindur se në 180 minutat do të bëjnë gjithçka për ta sjellë për të dytin vit radhazi titullin kampion.

    Trajneri Levi është përpjekur ta analizojë përciptazi ndeshjen me Bylisin, në të cilën nuk shkuan më shumë se barazimi. Ai u ka kërkuar të tijve që të përqendrohen në punë, pasi tashmë koha është duke u matur deri edhe me sekonda.

    “Kemi pasur rrugë mjaft të vështirë që nga koha kur jemi takuar së bashku për herë të parë. E që atëherë iu kam parë të ndryshoni dhe rriteni edhe më shumë profesionalisht, duke u kthyer në një grup ndër më të mirët në vendin tuaj. Por, edhe kjo nuk mjafton, pasi kemi dhe dy beteja për të përballuar. Në fundjavë na pret një sfidë e vështirë me ekipin e Apolonisë, i cili bën rezistencë për t’i shpëtuar rënies në një kategori më poshtë. Nuk mund ta marrim kurrsesi lehtë këtë takim, ku dihet se ndeshja do të jetë mjaft e vështirë. E gjithë vëmendja juaj duhet të përqendrohet pikërisht këtu. Ne duhet t’i japim mesazhin qytetit të Korçës dhe banorëve të mrekullueshëm të tij që na kanë mbështetur në çdo hap të ndihen krenarë për ekipin e tyre të zemrës. Këtë do ta bëjmë me lojën dhe rezultatin tonë. Të gjithë presin me padurim të festojnë, sepse festat janë të bukura përherë, por ne na duhet të sigurojmë fitoren e radhës. Kam besim se, përveçse jeni më të mirët, do të dini të silleni të tillë deri në fund. Kuraja dhe mbështetja për ju është e madhe ndërsa, nëse zbatojmë detyrat që do të përcaktohen, gjithçka do të jetë në rregull. Është koha të nisim nga pak të ndiejmë atmosferën e festës, ndaj le të ecim me vrull përpara për betejën e parafundit të fitores”, – ka thënë ndër të tjera Stanislav Levi.

    Çeku i pankinës korçare duket më i qetë, por dhe njëherësh di gjithçka që duhet për kundërshtarët. Në Korçë bardhekuqtë do të luajnë vetëm për fitoren me fierakët, ndërsa kjo detyrë është obligimi i të gjithëve.
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
  3. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Skenderbeu dhe Teuta fitojne, humb Tirana
    [​IMG][​IMG]Superliga - Java 25

    Skenderbeu - Apolonia 2-0 (Muzaka 29', Xhafaj 90')

    Teuta - Pogradeci 5-3 (Osmani p5', Jakupi 18', Nika 27', Tairi 41', Hoxha 57' / Eminhazeri 48', Baze 68', Kllogjeri 70')

    Shkumbini - Flamurtari 1-0 (Diop p59')

    Kamza - Kastrioti 1-1 (Karapici 59' / Sefa 76')

    Tomori - Bylis 2-2 (Bakiu 57', 87' / Izuchukwuka 44', Shoshi 88')

    Laçi - Tirana 0-1 (Bala 26')

    Dinamo - Vllaznia 0-3 (Gjini 8', Petrovic 11', Gocaj 27')



    Renditja

    1 Skënderbeu Korçë 25 16 6 3 42 15 54
    ---------------------------------------------------
    2 Teuta Durrës 25 16 5 4 31 17 53
    3 Tirana 25 15 5 5 32 21 50
    ---------------------------------------------------
    4 Flamurtari Vlorë 25 12 6 7 39 21 42
    5 Kastrioti Krujë 25 11 5 9 36 28 38
    6 Vllaznia Shkodër 25 10 4 11 35 29 34
    7 Laçi 25 11 6 8 26 28 33
    8 Shkumbini Peqin 25 9 6 10 34 38 33
    9 Bylis Ballsh 25 8 8 9 37 36 32
    ---------------------------------------------------
    10 Tomori Berat 25 8 4 13 31 41 28
    11 Kamza 25 7 6 12 22 31 27
    12 Pogradeci 25 6 4 15 24 44 19
    ---------------------------------------------------
    13 Apolonia Fier 25 4 6 15 21 41 18
    14 Dinamo Tirana 25 3 7 15 18 38 13
     
  4. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Krisma ne Peqin, Shkumbini fiton 1-0
    [​IMG][​IMG]Tension gjatë ndeshjes së futbollit Shkumbini-Flamurtari, e vlefshme për javën e 25-të të Superligës, e cila u luajt sot në qytetin e Peqinit

    Raportohet gjithashtu se gjatë ndeshjes ka pasur edhe të shtëna armësh.

    Burime zyrtare të FSHF, por edhe nga kampi vlonjat, bënë të ditur se në stadium ka patur krisma armësh dhe se ato kanë ardhur nga deputeti i PD-së në Peqin Dashnor Sula.

    Sipas këtyre burimeve, krisma ka pasur në fillim në banjot e stadiumit dhe më pas në radhët e tifozëve, ndërsa burime të policisë konfirmojnë lajmin e incidentit duke përjashtuar të shtënat.

    Ndeshja Shkumbini-Flamurtari përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa goli për Shkumbinin u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58’, që i ka siguruar kësaj skuadre qëndrimin në kategori.

    Deputeti Sula ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke mohuar të ketë qëlluar me armë.

    “Mohoj në mënyrë kategorike gjatjen me armë. Shpreh keqardhjen që keqpërdoret emri im sa herë ka ndjeshje të rëndësishme”, tha ai.

    Sula ka deklaruar më tej se, ka kërkuar që në fillim që kjo ndeshje të jetë e qetë.

    SHKUMBINI – FLAMURTARI 1-0
    GOLAT: Diop 58′ (11-m)
    SHKUMBINI: Kotorri, Salliu, Ramazani, Isaji (Xhyra 82′), Pasha, Sulkja, Mustafaji, Kafazi (Lluca 72′), Shenaj, Dervishi (A.Magani 85′), Diop. Trajner: K.Mile
    FLAMURTARI: Koliqi, Arbëri, Sakaj, Brahja, Rajoviç, Pezo (Muça 51′), Telushi, Lena, Progni (Liçaj 74′), Çela, Pejiç (Selimi 46′). Trajner: Sh.Muça
    KARTONË TË VERDHË: Mustafaji 84′, Kafazi 67′, Lluca 90′ / Arbëri 15′, Brahja 58′
    VËZHGUES: A.Mema
    DELEGAT: P.Brahja
    GJYQTARET: D.Jubica, M.Dervishi, M.Qeseri (Shkodër)
     
  5. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
  6. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
  7. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Disiplina kryqezon Shkumbinin me -6 pike
    [​IMG][​IMG]Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar me -6 pikë Shkumbinin për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në dhomat e zhveshjes mes zv.presidenti të skuadrës së Peqinit, Dashnor Sulaj dhe gjyqtarëve.

    I mbledhur ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës vendosi t’i heqë tre pikët e ndeshjes me Flamurtarin, takim të cilin nga fitore 1-0 skuadra e Shkumbinit e humbet në tavolinë 3-0 dhe -3 pikë të tjera.

    Ky penalizim e zbret në vendin e dhjetë Shkumbinin në kuotën e 27 pikëve, duke rrezikuar seriozisht zonën e plej-autitm ndersa Flamurtarit i shtohen tre pike qe gjithesesi nuk ndryshojne gje per vlonjatet.

    Ne kategorine e pare eshte denuar Kukesi me gjashte ndeshje pa tifoze per ato incidente qe ndodhen ne ndeshjen e transmetuar nga SuperSport ku ata barazuan 1-1 me Luftetarin. Humbje ne tavoline ka marre Vlore per mosorganizimin e ndeshjen kunder Skraparit e cila nuk u luajt. Atyre u jane hequr edhe tre pike.

    Dhe ne kategorine e dyte eshte denuar Turbina per incidentet e tifozeve ne humbjen 1-2 kunder Partizanit diten e diel.

    Vendimet e Komisionit te Disiplines

    KF “ Shkumbini “ per kercenime te zyrtareve te tij , kundrejt zyrtareve te ndeshjes denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF “ Flamurtari “ me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre ) pikeve nga klasifikimi bazuar ne nenin 58.2 te KDS.

    Zyrtari i KF “ Shkumbini “ Dashnor Sula per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes ne raste te perseritura denohet me pezullim nga aktiviteti per 10 ndeshje dhe 500.000 leke gjobe bazuar nenet 49.2/a dhe 49.3 te KDS.

    KF “Erzeni “ per mosparaqitje ne ndeshje me KF “ Korabi “ humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 (tre ) pikeve nga klasifikimi i pergjithshem ne baze te nenit 55.1 te KDS.

    KF “ Vlora ” per mosmarrje masash organizative per zhvillimin e ndeshjes me KF “ Skrapari “ humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 (tre ) pike nga klasifikimi i pergjithshem ne baze te nenit 65.4 te KDS

    KF “ Kuksi “ per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar nderprerje te perkohshme te ndeshjes denohet me zhvillimin e 6 (gjashte) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates ne baze te nenit 66.3/b te KDS .

    Lojtaret Taulant Guma i KF “ Egnatia “ dhe Olsion Lama i KF “ Olimpik “ per goditje ndaj kundershtarit denohen secili me nga 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 20.000 leke gjobe secili ne baze te nenit 48.1/e dhe 131 te KDS.

    KF “ Turbina “ per sjellje jo korrekte te tifozeve te saj denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatore ne baze te nenit 66.3/a te KDS

    Shtyrjen e shqyrtimit te kerkeses se Shkolles “ Loro Borici “ ne lidhje me dy lojtaret e saj per mbledhjen e rradhes se Komisionit te Disiplines .

    Renditja e Superliges pas denimit te Shkumbinit

    1 Skënderbeu 25 +27 54
    --------------------------------------
    2 Teuta 25 +14 53
    3 Tirana 25 +11 50
    --------------------------------------
    4 Flamurtari 25 +22 45
    5 Kastrioti 25 +8 38
    6 Vllaznia 25 +6 34
    7 Laçi 25 -2 33
    8 Bylis 25 +1 32
    9 Tomori 25 -10 28
    --------------------------------------
    10 Shkumbini 25 0 27
    11 Kamza 25 -9 27
    12 Pogradeci 25 -20 19
    --------------------------------------
    13 Apolonia 25 -20 18
    14 Dinamo 25 -20 13
     
  8. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Besa mund Kamzen, rikthehet ne Superlige
    [​IMG][​IMG]U luajt ne stadiumin e Korces sfida e “play-out”-it per Kategorine Superiore mes Kamzes dhe Beses, e cila u fitua me merite nga kavajasit, me rezultatin e paster 2-0 .

    Kamzalinjte me mungesa te rendesishme ne kete sfide, sikurse eshte Ardit Beqiri dhe Ishka, ndersa kavajasit jane te plote dhe te tendosur per t’u rikthyer mes me te mireve te vendit, ne Superiore.

    Ndeshja ka nisur me nje rast te mire per shenim nga ana e verdhezinjve, teksa Krasniqi eshte gjendur perballe portierit Bytyci, ka gjuajtur me force, por pa shenjestren e duhur. Reagon Kamza, qe duket me e kujdesshme ne detyrat mbrojtese, mundohet te dale shpejt ne kundersulm, duke fituar nje goditje kendi ne minuten e tete, qe gjen koken e Belcevit, i cili godet rrepte, por pret ne pozicion Bakaj.

    Te dyja skuadrat angazhohen ne dyluftime te ashpra ne mesfushe, aty ku dy trajneret respektive tentojne te bejne diferencen dhe te marrin iniciativen. Kamza e bazon ndertimin e aksioneve te fantazia e Karapicit, qe asiston po ashtu ne fazen ofensive edhe sulmuesin Malindi, ndersa per kavajasit mundohet te ftilloje aksionet Mihani dhe Dhembi, dy lojtare me eksperience te gjate ne futbollin shqiptar.

    Sidoqofte, repartet e skuadres se Maganit, ne cerekoreshin e pare te lojes duken te shkeputura, sulmuesit mbeten te izoluar ne prapavijen kundershtare, pa marre dot pasimin e duhur final, per te rrezikuar porten e Bytycit. Beses nuk i mungon deshira, as iniciativa, por nuk ka qetesine dhe qartesine e duhur taktike dhe psikologjike. Kamza del rrjedhshem ne sulm, teksa ben edhe goditjen e pare te rrezikshme, me ane te Manukes, ne minuten e 16-te. Duhet grushtimi i Edvan Bakajt, qe te evitonte prekjen e rrjetes se Beses. Kjo e fundit ngulmon me aksionet ne krahun e djathte, ku kerkohet te shfrytezohen daljet e shpejta te korcarit Frasheri, por pa sukses, sepse Mici, ne kampin kundershtar, neutralizon cdo rrezik.

    Duhej te vinte minuta e 18-te, qe Dhembi te fute nje pasim te zgjuar per Rroshin, pas kraheve te mbrojtjes se Kamzes, e cila mundohet te aplikoje pozicionin jashte loje, por mesfushori-sulmues kavajas eviton edhe daljen e Bytycit, duke shenuar. Besa e sheh veten ne avantazh.

    Kamzalinjte mundohen te reagojne, shtojne forcat dhe perpjekjet drejt gjysmefushes kavajase, por lejojne hapesira ne mbrojten e vet, cka mund te ishte shfrytezuar nga Bubeqi, qe gjendet ne pozicion te volitshem per te dyfishuar shifrat ne minuten e 22-te, por gabon ne konkludim. Verdhezinjte jane rritur moralisht, pas gjetjes se golit, mundohen te administrojne lojen, duke e qarkulluar topin ne mesfushe, permes kembeve te Dhembit dhe Pocit.

    Lojtaret e Kamzes kryejne disa nderhyrje te gabuara ndaj Pocit dhe Dhembit, ne perpjekjet e tyre tashme te stresuara per te barazpeshuar rezultatin, duke rrezikuar te ndeshkohen me kartone, por kryesori Alla mundohet ta kaloje gjithcka me keshillime, per te mos e rritur me tej acarimin.

    Minuta e 32-te shenon nje gjuajtje potente te Capes, per kamzalinjte, por i gjendur ne pozicion ka pritur pa probleme Bakaj. Tri minuta me pas eshte Cvetanovski, qe ka nje shans te arte per te barazuar, por i gjendur mbi vijen e zones kavajase, maqedonasi gabon ne gjuajtje, duke e derguar topin mbi traun e kuadratit te Bakajt.

    Kamza ka tashme kontrollin e lojes, krijon raste, por vuan ne finalizim. Besa eshte terhequr disi, duke i kushtuar me shume vemendje mbrojtjes se golit te rroshit dhe tentuar ta zere kundershtarin ne befasi, me pasimin e gjate drejt Bubeqit.

    Pjesa e dyte eshte me te njejten pamje, me Kamzen qe shpenzon shume energji, ndermerr aksione njeri pas tjetrit, ushtron presion ne mbrojtjen kundershtare, por ajo cka eshte me e rendesishmja, shenimi i golit, mungon. Merite per kete ka edhe prapavija kavajase, e perforcuar tashme, qe i mban kamzalinjte larg portes se Bakajt.

    Formacioni i De Vekis mundohet te konkludoje edhe permes goditjeve standarde, qe perfundojne jashte kuadratit verdhezi, ndersa Besa vijon me lojen e saj, kundersulmin. Dhe nuk i del keq, sepse Meglid Mihani, ne 74′, permes nje gjuajtjeje te forte diagonal me Bytycin, dyfishon shifrat.

    Kamza e shikon veten tashme buze gremines, ne nje kategori me poshte, pa kthjelltesine e nevojshme per te reaguar, ndersa Besa ne Superiore, prej nga u largua nje vit me pare. De Vekis hedh ne fushe dy sulmues te fresket, Tepshin dhe Biben, me shpresen e vaket se mund te ndryshonte dicka ne ofensiven e te tijve, por verdhezinjte mbrohen sakte dhe nuk leshojne aspak terren.

    Dy golat u kane dhene atyre sigurine e nevojshme, ndersa te kundershtari ka shtuar tensionin, cka nuk i lejon kamzalinjte te ndertojne nje aksion per te qene. Magani i jep pak minuta aktivizim edhe Ziambos, qe zevendeson Bubeqin, por asgje nuk ndryshon ne fatin e ndeshjes. Fitorja e Beses eshte vene ne shina te sigurta, ajo nuk kercenohet as nga kater minutat shtese, te akorduara nga kryesori Alla, qe me vershellimen e tij perfundimtare ndez atmosferen ne kampin kavajas, qe shijojne rikthimin ne Superiore.

    kamza nga ana tjeter duhet te rikthehen andej nga erdhen para nje sezoni, ne Kategorine e Pare, ku do te gjejne edhe Dinamon e Partizanin por edhe skuadra te tjera me emer si Pogradeci, Elbasani etj. do do ta bejne kete kategori shume te forte sezonin e ardhshem.
     

Share This Page