News: Albanian Nt

Discussion in 'Albania' started by Enimal, May 3, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    De Biasi konfirmon Bogdanin, elozhe Çanit
    [​IMG]
    [​IMG]
    Xhani De Biazi ka komentuar dje situatën e kombëtares shqiptare, duke treguar edhe atë që është problemi më i madh në punën e tij: shpërndarja e lojtarëve në të gjithë Evropën. Duke folur për “padovagoal.it”, tekniku italian i Shqipërisë ka shprehur sërish keqardhjen që futbollistë si Xherdan Shaqiri apo Blerim Xhemajli luajnë me kombëtaret e vendeve të tjera, si ajo e Zvicrës.

    “Të drejtosh një kombëtare është më e vështirë ose më mirë, shumë ndryshe në krahasim me një klub, - deklaroi De Biazi. – Duhet një punë e madhe dhe dedikim si një skaut, sidomos për një skuadër si Shqipëria, ku të gjithë futbollistët janë të shpërndarë nëpër Evropë”, shtoi ai.

    “Pjesa më e madhe e futbollistëve të kombëtares shqiptare ndodhet nëpër Evropë dhe kjo sigurisht që nuk na ndihmon në punën tonë. Mendoj për futbollistë si Shaqiri apo Xhemajli, që tashmë luajnë me kombëtare të tjera, sepse janë natyralizuar. Por, ata janë shqiptarë, - shtoi De Biazi, duke kritikuar indirekt zgjedhje të tilla. – Gjithsesi, puna ime është shumë e bukur, stimuluese. Dua ta shijoj këtë eksperiencë deri në fund”, shtoi trajneri italian.

    Për ata që kanë patur dyshime nëse Erjon Bogdani do të jetë apo jo pjesë e kombëtares, Xhani De Biazi jep një ide të qartë: “Bogdani është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, madje me aq sa shoh jo vetëm për ne, - u shpreh trajneri i Shqipërisë. – Kohët e fundit i ka shënuar golat e tij, i fundit ndaj Milanit, kështu që unë besoj shumë tek ai. Me Bogdanin, mund të ndërtojmë diçka të rëndësishme në kombëtaren shqiptare”, tha më tej Xhani De Biazi.

    Një deklaratë, që pak a shumë do të thotë konfirmim i sulmuesit 34 vjeçar në ekipin kuqezi, duke parë jo vetëm formën e tij momentale, por edhe peshën që Bogdani ka në sulmin kuqezi.

    Një tjetër futbollist, për të cilin Xhani De Biazi ka që tani afeksion, është Edgar Çani. Ish-sulmuesi i Modenës në Serinë B arriti të shënonte gol që në ndeshjen e parë me fanelën kuqezi, duke fituar besimin e teknikut, që e kërkoi thuajse me ngulm.

    “Tani Çani luan te Polonia e Varshavës dhe sipas meje, mund të bëjë gjëra shumë të mira, - komentoi De Biazi për të. – Edgari pati fatin që me mua, pas vetëm 2 minutash në fushë, gjeti menjëherë rrugën e golit. Veç kësaj, kam vlerësimet dhe konsideratat më të mira për të. Jam i bindur që mund të ecë mjaft mirë. Në krahasim me fillimet e tij, është shumë më agresiv e sidomos, shumë konkret para portës. Mund të bëjë vërtetë gjëra të mira, ndërsa në Itali, them se nuk kishte kohën e nevojshme për t’u kujtuar siç e meriton”, shtoi tekniku i përfaqësueses shqiptare.
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    De Biasi shpall listen per dy miqesoret
    [​IMG][​IMG]Trajneri i Kombetares se Shqiperise Gianni De Biasi ka shpallur listen e futbollisteve te cilet do te perfaqesojne kuqezinjte ne dy takimet miqesore me Qatarin ne Spanje dhe Iranin ne Turqi.

    Bie ne sy mosha e re e lojtareve dhe disa debutime si ai i Mergim Mavrajt apo Etrit Berishes.

    Mungesa e Samir Ujkanit të dëmtuar ka sjellë dy prurje të reja për kuadratin kuqezi, respektivisht kosovarin Etrit Berisha të Kallmarit në Suedi dhe Shpëtim Moçkën e Apolonisë së Fierit. Mosha nuk e ka nxjerrë jashtë loje portierin e kamponëve të vendit, Orges Shehi, që është sërish pjesë e kombëtares, ashtu si në miqësoren me Gjerogjinë, ku bëri debutimin si trajner De Bias

    Rikthehet Admir Teli në mbrojtje, ndërsa konfirmohet në këtë repart edhe korcari i Teutës, Tefik Osmani. Po ashtu, sikurse pritej, pjesë e këtyre dy miqësoreve do të jetë edhe Mërgim Mavraj i Greuth Furthit në Gjermani. Ai ka refuzuar me pare Shqiperine por ne javet e fundit ishte shprehur se tashme ka vendosur te veshe bluzen kuqezi.

    Mungon Kristi Vangjeli, pasi është i dëmtuar, ashtu sikurse edhe Debatik Curri. Emër i ri në listën e De Biazit është edhe Mërgim Brahimi i Grasshopersit, ndërkohë që rikthehet në kombëtare Sabien Lilaj, një emër i afruar më herët edhe nga Josip Kuzhe.

    Ne sulm eshte perseri Bogdani, per te cilin De Biasi kishte deklaruar se eshte akoma i nevojshem per kombetaren. Jane gjithashtu edhe Sadiku e Cani, dy emrat e rinj qe mund te quhen tashme pjese e kuqezinjve. Roshi mungon per arsye demtimi, ndersa Salihi edhe pse ka gjetur tashme formen e tij ne Amerike, nuk eshte grumbulluar. Problem per te eshte largesia e madhe me Shqiperine.

    Lojtaret e Ekipit Kombetar

    Nr Emri Mbiemri Datelindja Skuadra

    1 Shpetim Mocka 20.10.1989 Apollonia

    2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar

    3 Orges Shehi 20.09.1977 Skenderbeu

    4 Tefik Osmani 08.06.1985 KF Teuta

    5 Lorik Cana 27.07.1983 Lazio

    6 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava

    7 Admir Teli 02.06.1981 Qaraback

    8 Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari

    9 Mergim Mavraj 09.06.1986 Greuther Furth

    10 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina

    11 Mergim Brahimi 08.08.1992 Grasshopers

    12 Ervin Bulku 03.03.1981 AZAL Baku

    13 Sabien Lilaj 10.02.1989 Lok. Zagreb

    14 Gjergj Muzaka 25.09.1984 Skenderbeu

    15 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern

    16 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina

    17 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback

    18 Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets

    19 Erjon Bogdani 14.04.1977 Siena

    20 Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava

    21 Armando Sadiku 27.05.1991 Locarno

    22 Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor
     

Share This Page