Albanian clubs in Europe

Discussion in 'Albania' started by Enimal, Jun 25, 2012.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Europa League: Teuta Durres - Metalurgi Rustavi
    Teuta, me test te veshtire gjeorgjian

    [​IMG][​IMG]Teuta e Durresit qe u rendit ne vend te dyte ne Superlige, do te luaj kunder vendit te dyte ne ligen e Gjeorgjise, FC Metalurgi Rustavi. Shorti i hedhur sot ka vene perballe "djemeve te detit" ne raundin e dyte, nje skuader aspak e lehte, por sigurisht jo e pakalueshme.

    FC Metalurgi Rustavi ka nje histori paska te vecante. Klubi eshte krijuar ne vitin 1948 dhe ishte ne kategorine e pare ne Gjeorgji deri ne fillim te viteve 2000. Por ne 2003 ata rane nga kategoria dhe per tu rikthyer ne Umaglesi Liga, ata u bashkuan me FC Tbilisi dhe moren emrin Olimpi Rustavi. Ata fituan menjehere titullin. Ne sezonin e kaluar ata moren emrin qe kane edhe tani, Metalurgi Rustavi.

    FC Metalurgi Rustavi ka fituar vetem dy here titullin ne Gjeorgji ndersa kane edhe nje superkupe. Ata kane marre pjese kater here ne kometicionet europiane dhe ne sezonin e kaluar arriten raundin e trete ne Ligen e Europes ku u eleminuan nga francezet e Stade Rennais. Ne 14 ndeshje ne Ligen e Europes ata kane gjashte fitore, dy barazime dhe gjashte humbje.

    pra gjeorgjianet jane nje skuader me eksperience ne Europe ne sezonete fundit dhe kane treguar se dine te arrijne rezultate. Rekordi i tyre eshte shume me i mire se ai i skuadrave shqiptare, perfshi dhe Teuten qe ne 10 ndeshje ne Ligen e Europes ka vetem nje fitore, nje barazim dhe tete humbje.

    Ndeshjet e raundit te pare te Liges se Europes do te luhen ne 5 dhe 12 korrik.
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Europa League: KF Tirana - CS Grevenmacher
    Tirana me fat, "shetitje" ne Luksemburg

    [​IMG][​IMG]Tirana ka qene skuadra me me fat ne shortin e hedhur sot. Bardheblute qe u renditen ne vend te trete ne Superlige, do te kene perballe CS Grevenmacher nga Luksemburgu.

    CS Grevenmacher eshte krijuar ne vitin 1909 por vetem pas viteve '90 ka arritur te behet nje nga skuadrat kryesore ne Luksemburg. Ata e kane fituar vetem nje here titullin, ne 2002-03, ndersa shtate here kane arritur te renditen ne vend te dyte. Ata kane fituar edhe dy here Kupen e Luksemburgut, ne 1994-95 dhe 2002-03.

    CS Grevenmacher ka marre pjese nente here ne kompeticione europiane, por nuk ka mundur te kaloje asnjehere nje raund. Megjithate ata i jane afruar disa here kualifikimit duke marre rezultate impresionuese ne fushen e tyre. Ata kane mundur KR Reykjavík 3-2, HJK Helsink 2-0 dhe Anorthosis Famagusta po 2-0.

    Ne Ligen e Europes rekordi i dy skuadrave nuk eshte shume i ndryshem. CS Grevenmacher ka 18 ndeshje me dy fitore, dy barazime dhe 14 humbje ndersa Tirana ma 20 ndeshje me tre fitore, pese barazime dhe 12 humbje.

    Gjithesesi CS Grevenmacher nuk duhet te jete nje pengese per Tiranen. Niveli i dy shteteve si ne rang kombetareje dhe kampionati eshte shume i madh dhe Tirana me kualitetin dhe eksperiencen ne Europe nuk duhet ta disktuoje kualifikimin, edhe pse sigurisht qe do te duhet kujdes.
     
  3. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Europa League: Flamurtari Vlore - Budapest Honvéd FC
    Flamurtari perballe Budapest Honvéd ne L.E.

    [​IMG][​IMG]Ne shortin e raundit te pare eleminator te Liges se Europes, te hedhur sot ne Nion te Zvicres ne 14:30, goglat kane vene perballe Flamurtarit te Vlores hungarezet e Budapest Honvéd FC. Nje tjeter sfide shqiptaro-hungareze kjo pas asaj ne Ligen e Kampioneve mes Skenderbeut dhe Debrecenit.

    Budapest Honvéd FC nuk ka pasur shkelqimin e Debrecen ne keto vitet e fundit, por eshte sigurisht nje skuader me me shume histori pasi ka pasur periudha te shkelqyera ne vitet '50 dhe '80/'90. Budapest Honvéd ka qene skuadra e yllit me te madh hungarez dhe njerit prej futbollitseve me te njohur ne bote, Ferenc Pushkas. Fale tij ata fituan kater here kampionatin ne vitet '50.

    Ata paten dhe nje periudhe tjeter te arte ne dekadat e fundit te shekullit te kaluar, duke fituar plot tete tituj te tjere. Titulli i tyre i fundit eshte ne 1993, por Budapest Honvéd kane fituar Kupen e Hungarise ne 2007 dhe 2009. Ne total ata kane 13 kampionate dhe shtate kupa.

    Budapest Honved, nuk ka arritur te futet ne fazen e grupeve ne kompeticionet europiane, por ata kane disa rezultate impresionuese ndaj skuadrave te medha ne vitet 90-te. Por edhe disa sezone me pare ata barazuan me Hamburger SV ne raundin e dyte te Kupes UEFA.

    Ne pjesemarrjen e tyre te fundit ne Europe ne sezonin 2009/10 ata u kualifikuan automatikisht per ne raundin e trete te Liges se Europes ku u eleminuan nga Fenerbahçe SK me nje barazim 1-1 dhe humbje te thelle ne Turqi 1-5.

    Hungarezet kane me shume eksperience se vlonjatet ne Ligen e Europes, por kane edhe nje rekord pozitiv ne kompeticion. Ata kane luajtur 52 ndeshje gjithesej duke arritur 24 fitore, 10 barazime dhe 18 humbje. Por ku eshte dhe kompeticioni me i mire per vlonjatet qe kane nje rekord te admirushem per nje klub shqiptar pasi ne 14 ndeshje kane pese fitore, dy barazime dhe shtate humbje.

    Budapest Honved jane favoritet ne kete duel, por Flamurtari ka shanse per kualifikim. Presidenti Gjika duket i vendosur per te pasur nje skuader cilesore ne Europe dhe nese realizohet nje gje e tille, me pak fat dhe nje loje perfekte mund te arrihet raundi i dyte.
     
  4. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Champions League: Skenderbeu Korce - Debreceni VSC
    Short i veshtire per Skenderbeun

    [​IMG][​IMG]Kampionet e Shqiperise, Skenderbeu, kane mesuar sot kundershtarin per raundin e dyte te Liges se Kampioneve. Perballe korcareve do te jete skuadra nga Hungaria, Debreceni VSC.

    Megjithese jo nje emer shume i njohur per shqiptaret, Debreceni VSC eshte sigurisht nje skuader shume e forte dhe nje pengese shume e veshtire per Skenderbeun. Ata jane nje nga skuadrat me te vjetra ne Hungari, pasi jane krijuar qe ne vitin 1902, por edhe me e suksesshmja ne dekaden e fundit.

    Qe nga viti 2000, ata e kane fituar plot gjashte here kampionatin hungarez, ne 2005, 2006, 2007, 2009, 2010 dhe tani ne 2012 me tete pike diference nga vendi i dyte Videoton. Debrecen renditet ne vend te 175-te ne Europe.

    Megjithate arritja me e madhe e tyre ka qene ne sezonin 2009/10 kur u kualifikuan per ne grupet e Liges se Kampioneve. Ata munden ne eleminatore Kalmar FF, Levadia Tallinn dhe PFC Levski Sofia. Ata ishin ne grup me Liverpul, Lion dhe Fiorentinen dhe nuk arriten te merrnin pike, por bene nje paraqitje te mire sidomos ne ndeshjen e pare ne Anfield Road ku u munden me rezultatin e ngushte 1-0.

    Sezonin e ardhshem ata arriten perseri raundin e trete ne Ligen e Kampioneve por u munden nga Basel dhe keshtu shkuan ne fazen egrupeve ne Ligen e Europes. Ata nuk arriten te kalojne grupin.

    Skenderbeu do te jete skuadra e pare shqiptare qe luan kunder Debrecen. Korcaret kane ndertuar nje skuader me kualitet por shorti per ta ashtu si ne vitin e kaluar, eshte perseri i veshtire. Kualifikimi do te ishte nje mrekulli, pasi jane hungarezet qe shihen si favorite. Por kjo eshte Liga e Kampioneve, dhe per te avancuar do te duhet cilesi dhe fat.

    Skenderbeu do te kerkoje fitoren e pare pasi ka vetem dy ndeshje me dy humbje ne kete kompeticion. Debrecen nga ana tjeter ka luajtur 24 ndeshje ne Ligen e Kampioneve me tete fitore, tre barazime dhe 13 humbje. Ndeshja e pare do te luhet ne 17/18 korrik ne Korce, ndersa ndeshja e kthimit do te jete nje jave me pas.
     

Share This Page