Albania vs Malta

Discussion in 'Albania' started by Enimal, Sep 11, 2008.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Shqiperia fiton 3-0 dhe kryeson Grupin 1

    Sot ne stadiumin "Qemal Stafa" Shqiperia ka luajtur ndeshjen e dyte eleminatore kunder Maltes dhe ka arritur ate qe pritej duke fituar 3-0 edhe pse nuk e ka nisur shume mire ndeshjen.

    Ky rezultat, i kombinuar edhe me fitoren suprize te danezeve ne Portugali, i rendit kuqezinjte ne vend te pare ne Grupin 1. Shqiperia ka 4 pike, po aq sa Danimarka dhe Suedia, por ka nje golavarazh me te mire, +3.

    Arie Haan e filloi ndeshjen me ndryshimet e paralameruara, duke vendosur Bogdanin ne sulm dhe Canen ne mbrojtje. Curri ishte qendermbrojtesi tjeter, ndersa nga anet ne mbrojtje jane Agolli dhe Dallku. Bulku dhe Lala rreshtohen perpara mbrojtjes, ndersa Hyka, Skela dhe Duro mbeshtesin sulmin ashtu si kunder Suedise.

    Shqiperia e fillon ndeshjen ndeshjen duke mbajtur topin por e ka te veshtire te organizoje sulme dhe te furnizoje Bogdanin qe nuk ka suport. Rastet jane te pakta dhe nuk mungojne edhe ato te maltezeve. Pjesa e pare vazhdon keshtu dhe Shqiperia luan me topa te gjate drejt Bogdanit qe jane te veshtira per tu shfrytezuar.

    Ne 10 minutat e fundit te kesaj pjese Shqiperia e ngre nivelin e lojes dhe kerkon te shkoje ne pushim ne avantazh. Sulmet fillojne te behen me te shpeshta dhe me ne fund eshte Bogdani qe shenon pas nje krosi nga e djatha nga Klodian Duro.

    Pjesa e dyte fillon me vrull per miqte qe sulmojne me shume lojtare dhe bejne presion. Ata krijojne disa raste por pas 10 minutave te para Shqiperia merr perseri lojen ne dore. Shqiperia kerkon te siguroje fitoren dhe shton sulmet. Berisha eshte i rezikshem ne disa raste dhe duket se eshte kthyer plotesisht ne formen e tij me te mire. Siguria vjen 7 minuta nga fundi kur Duro shenon golin e dyte per Shqiperine. Eshte Hyka me nje nga depertimet e tij qe kroson ne zone, mbrojtesi gabon dhe Duro i vemendshem shenon nga afer. Me pas eshte Armend Dallku qe fikson rezultatin 3-0 duke shenuar me koke pas nje goditje nga kendi te Hykes.

    Keshtu Shqiperia ben punen e saj duke marre 4 pike nga dy ndeshjet e para. Fale rezultateve te tjera ne grup kuqezinjte e gjejne veten ne vend te pare se bashku me Suedine dhe Danimarken me 4 pike, por me golavarazh me te mire se nordiket.

    Arie Haan behet keshtu trajneri i par shqiptar qe del i pamundur nga dy ndeshjet e para ne nje faze eleminatore. "Duhet te kenaqemi me kete qe arritem dhe duhet te shikojme perpara. Le te shpresojme se do te vazhdojme te permiresohemi" tha trajneri pas ndeshjes.

    Tani Shqiperia ka dy ndeshje jashte fushe ne tetor. Ne date 11 te ketij muaji, kuqezinjte do te luajne ne Hungari, nje ndeshje ku mund te pretendohet edhe fitorja dhe duhet te synohet te pakten barazimi. Kater dite me vone Shqiperia do te udhetoje ne Portugali ku do te lauj ndeshjen me te veshtire te ketyre eleminatoreve.

    Pjesa e dyte
    90' + 3' - Mbaron ndeshja. Shqiperia fiton 3-0 me gola nga Bogdani, Duro dhe Dallku.
    89' - GOOL 3-0, Dallku shenon pas nje krosimi nga Hyka.
    83' - GOOL Pas nje gabimi te miqve shenon Klodian Duro me nje gjuajtje nga 5 metra, 2-0.
    79' - Karton i verdhe per Bajada te Maltes
    72' - Demtohet Bogdani dhe detyrohet te lere fushen e lojes. Loje shume e mire sot per sulmuesin e Chievo Verona. Ne vend te tij futet sulmuesi i SV Ried, Hamdi Salihi.
    67' - Dallku ndeshkohet me karton te verdhe
    65' - Cana ndeshkohet me karton te verdhe
    65' - Beqiri ndeshkohet me karton te verdhe
    62' - Rast i mirë për Bogdanin që i ikën bukur mbrojtësit, por gjuan jashtë, ngjitur me shtyllën.
    56' - Rrezikon Shqipëria. Dallku kroson tokazi, Bogdani lë topin të kalojë duke nxjerrë Hykën të pambuluar por gjuan jashtë.
    54' - Rrezikojnë maltezët . Topi largohet në çastin e fundit nga Curri.
    53' - Futet Elvin Beqiri për Ervin Bulkun.
    52' - rast i mirë për Shqipërinë me kundërsulm. Krosi përfundon në duart e portierit mik.
    50' - Malta e fillon më mirë pjesën e dytë.
    46' - Fillon pjesa e dytë. Asnjë ndryshim për Shqipërinë, një për Maltën.
    Pjesa e parë
    45' + 2' - Mbaron pjesa e parë 1-0 me gol të Bogdanit. Ndeshje nën nivelin e pritur për Shqipërinë. Megjithatë në 10 minutat e fundit u panë shenja pozitive.
    45' - GOOL Shënon Bogdani me kokë pas një krosi të Klodian Duros nga e djathta.
    44' - Gjuajtje nga jashtë zone e miqve që devijohet nga mbrojtja. Pritje e bukur e Beqajt.
    43' - Krosim i Bulkut nga e djathta që kalon përpara portës. Minuta të mira për Shqipërinë.
    41' - Goditje këndi për Shqipërinë. Topin largohet nga maltezët dhe përfundon te Duro jashtë zone që gjuan lart.
    36' - Nuk arrijnë të depërtojnë shqiptarët. Shumë sulme përfundojnë me krose të pashfrytëzueshme që vijnë nga prapavija.
    34' - Gjuajtje e bukur e Skelës nga 22 metra pas një asisti të Bogdanit me kokë, pret portieri.
    29' - Kros në zonë për Bogdanin, por portieri arrin më shpejt dhe grushton topin. Goditje dënimi në favor të miqve për faull të Bogdanit ndaj portierit maltez.
    26' - Bogdani merr një top në zonë por pengohet nga mbrojtësi. Çdo gjë e rregullt për gjyqtarin.
    15' - Fillim jo shumë i mirë për Shqipërinë. Loja pothuaj e barabartë në 15 minutat e para.
    10' - Gjuan Bulku nga jashtë zone, shumë lart.
    07' - Malta rrezikon pasi shqiptarët humbasin topin në mesfushë. Mbrojtja largon ne goditje dënimi.
    05' - Rast i mirë për Shqipërinë
    01' - Arie Haan e fillon ndeshjen me formacionin e paralajmeruar 4-5-1. Bogdani i vetëm në sulm. Cana kthehet në mbrojtje, ndërsa vendin e tij në mesfushë e zë Ervin Bulku. Luan Agolli në vend të Vangjelit.

    Formacioni: Beqaj, Agolli, Cana, Curri, Dallku, Bulku (Beqiri), Lala, Hyka, Skela, Duro (Berisha), Bogdani (Salihi)

    Renditja
    Shqiperi 2 1 1 0 3-0 4
    Danimarke 2 1 1 0 3-2 4
    Suedi 2 1 1 0 2-1 4
    Portugali 2 1 0 1 6-3 3
    Hungari 2 0 1 1 1-2 1
    Malte 2 0 0 2 0-7 0

    FutbolliShqiptar.net (Video)
     

Share This Page