Albania vs Chile friendly, 3.29.11

Discussion in 'Albania' started by Enimal, Mar 2, 2011.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Kili: Më 29 mars, miqësore me Shqipërinë!

    Mediat kiliane konfirmojnë përballjen e “La Roja”-s me kuqezinjtë tanë në “Qemal Stafa”

    Shqipëria do të ndeshet me Kilin në miqësoren e 29 marsit, tri ditë pas eliminatores me Bjellorusinë. Lajmi konfirmohet nga mediat kiliane, të cilët e konsiderojnë zyrtare përballjen me kuqezinjtë e trajnerit Josip Kuzhe. “El Mercurio” shkruan: “Nëse për Marselo Bielsën (ish-trajneri i Kilit pak kohë më parë) zgjodhi Omanin për miqësoren ekzotike të nëntorit të kaluar, trajneri Klaudio Borgi ka preferuar gjithashtu një emër të ri për kombëtarin e tij: Shqipërinë. Dueli me skuadrën ballkanase është caktuar më datën 29 mars, në Tiranë, tri ditë pas testit me Portugalinë në Leira.” Në fakt, pak ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, pranoi se ekzistonte mundësia për t’u ndeshur me Kilin, madje bisedimet përparuan, por duheshin diskutuar disa çështje teknike. Burime pranë FSHF-së konfirmuan se Kili kërkonte një shumë të majme (rreth 50 mijë euro) për të ardhur në Shqipëri si dhe heqjen e shpenzimeve të udhëtimit vajtje-ardhje nga Portugalia. Me sa duket, FSHF ia ka plotësuar këto kërkesë homologes kiliane.

    Kureshtia për Shqipërinë

    Trajneri i Kilit, Klaudio Borgi, ka vendosur të luajë me Shqipërinë më shumë nga kureshtja. “El Mercurio” zbulon se Kili ka refuzuar ofertat për të luajtur me Slloveninë dhe Danimarkën për të zgjedhur kuqezinjtë tanë: “Miqësorja me Shqipërinë nuk ishte opsioni i vetëm. Pasi ranë dy alternativat, Sllovenia dhe Danimarka, Federata Kiliane e Futbollit u përqendrua te Shqipëria, më shumë për kuriozitet, pasi refuzoi Qipron, që nuk ndodhet shumë larg. Përgatitjet për miqësoret tashmë kanë filluar. Trajneri Borgi po bën planin përgatitore, ndërsa Hernan Torres (drejtues i federatës) do të udhëtojë menjëherë drejt Shqipërisë pas miqësores me Portugalinë më 26 mars për të vendosur për hotelin dhe fushat ku do të bëhen seancat stërvitore.”

    “Shqiponjat”, kundërshtarë modestë

    Për kilianët Shqipëria është skuadër modeste, që gjatë historisë së saj është mësuar me humbjet. Por, sipas tyre, kanë një histori mjaft pozitive me trajnerin kroat Josip Kuzhe. “Shqipëria është modeste dhe vazhdimisht ka pësuar humbje, por ka një histori për t’u vlerësuar me trajnerin Kuzhe. Më 2009-ën ka arritur rezultatin e saj historik, duke mundur 6-1 Qipron në “Qemal Stafa”. Nga shtatori 2001 deri në nëntor 2004 Shqipëria ka qenë e pamposhtur në fushën e vet.”



    Pikante për Kilin

    - Federata Kiliane e Futbollit është themeluar në shekullin e 19-të, pikërisht më 19 qershor të vitit 1985.

    - Kili ka marrë pjesë 8 herë në kampionatet botërore. Rezultatin më të mirë e ka në Botërorin e vitit 1962, kur u rendit i treti.

    - Fitorja me e thellë e Kilit është arritur ndaj Venezuelës, 7-0, më 29 gusht të vitit 1979, ndërsa humbja më e thellë, po 7-0, është pësuar ndaj Brazilit, më 17 shtator të vitit 1959.

    - Në Botërorin “Afrikë 2010″ Kili luajti deri në 16-she, ku u eliminua nga Brazili me rezultatin 3-0.

    - Futbollisti me më shumë ndeshje me Kilin është Leonel Sançes (vitet ‘60), ndërsa kapiteni i skuadrës është futbollisti i Real Sociedadit, Klaudio Bravo.

    - Marcelo Salas dhe Ivan Zamorano janë golashënuesit më të mirë përkatësisht me 37 (70 ndeshje) dhe 34 gola (69 ndeshje).
     

Share This Page