Albanian Cup 2010/2011

Discussion in 'Albania' started by Enimal, Mar 3, 2011.

  1. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    quarter finals

    Laci - Vllaznia 2-4 (0-2)
    Tirana - Bylis 5-1 (1-2)
    Dinamo - Shkumbini 2-1 p9-8 (1-2)
    Besa - Skenderbeu 2-2 (3-1)
     
  2. Enimal

    Enimal Member

    Jan 9, 2006
    New York
    Tirana fiton Kupen e 15-te te Shqiperise
    [​IMG][​IMG]Tirana ka fituar nje ndeshje te veshtire por te merituar ne finalen e Kupes se Shqiperise, ku ka mundur Skenderbeun me rezultatin minimal 1-0. Jane dashur 120 minuta loje dhe nje gol i Bales per te shpetuar sezonin bardheblu dhe per ta mbyllur ate me nje Kupe.

    Ka qene nje numer i madh tifozesh ne stadium, por tifozerite jane vendosur shume larg njera tjetres dhe mesi i tribunes qendrore eshte i boshatisur.

    Ndeshja ka filluar me ritem te larte dhe jane korcaret qe i afrohen golit ne minuten e dyte pas nje goditje nga kendi te ekzekutuar nga Muzaka. Gjuajtja me koke nga afer kalon prane shtylles.

    Ne minuten e 10-te rrezikon Tirana me nje kundersulm. Eshte Shehi qe nderhyn duke shpetuar porten nga rreziku dhe devijon topin pertej vijes fundore.

    Ne minuten e 14-e Skenderbeu pretendon per nje penallti pasi Plaku pengohet mbi vijen e zones. Jemini akordon nje goditje denimi, por gjuajtja e Radas pengohet ne murin bardheblu.

    Krosim i rrezikshem i Radas ne minuten e 22-te, ne nje diagonale nga e djathta ne te majte, per te Allmuca, qe ka shkuar te shtylla pingule e portes se Likes, por topi ka kaluar vijen fundore, keshtu qe perpjekja e mesfushorit korcar eshte e pavlefshme.

    Sina detyrohet te lere fushen ne minuten e 25-te, keshtu qe Rubio hedh ne loje Tushen, nje zevendesim qe i perzien te gjitha letrat te bardheblute, me levizje lojtaresh ne pozicione te tjera. Ahmataj kthehet ne te majte te mbrojtjes, Kalari spostohet ne te djathte te prapavijes se Tiranes, ne vend te Sines, ndersa Tushe i bashkohet repartit te mesfushes.

    Tirana duket sikur ka epersi ne keto minuta dhe ka zhvendosur lojen ne fushen e korcareve. Ata marrin disa goditje kendi dhe mbajne nen presion mbrojtjen e Skenderbeut.

    Ne minuten e 39' Muzaka le fushen e lojes, i demtuar, ne vendin e tij futet Bratic. Nje demtim ne kavilje per tiranasin qe nese eshte serioz atehere mund ti rrezikoje atij edhe pjesemarrjen ne ndeshjet miqesore te kombetares.

    Minuta emocionuese ne fund te pjeses se pare. Tirana eshte prane golit me Cikalleshin qe leshon nje predhe nga distanca ne minuten e 43-te, por topi kalon ngjitur me traun e portes se Orges Shehit. Dy minuta me pas eshte Skendebreu qe ka nje rast te shkelqyer. Bratic perparon bukur, pason per te Xhafaj, qe sheh disi te zbuluar Plakun, i cili vihet perballe Likes, gjuan ne ecje e siper nga disa metra, por mbi traun e portes se Tiranes. Ne minutat shtese vjen dhe nje gjuajtje tjeter e rrezikshme e Tiranes qe nuk kalon shume siper portes se Shehit.

    Pjesa e pare mbyllet pa gola pas tre minutash shtese. Pjesa e dyte vazhdon me nje epersi te bardhabluve qe duken me kerkues per golin. Tirana viziton e para ne porten korcare edhe ne kete pjese, me Balen qe mundohet te godase me koke nje pasim per tek ai, por Shehi del mbi shkodranit dhe zoteron topin.

    Bratic nuk mund te vazhdoje me tej, ndaj le fushen per Biskup ne minuten e 61-te. Dy zevendesime te detyruara per korcaret.

    Duket sikur eshte zgjuar Skenderbeu qe tani tregohet me i rrezikshem. Goditje denimi mbi vijen ballore te Tiranes ne favor te korcareve ne minuten e 66-te. Godet tokazi Daniel Xhafaj, por drejtperdrejt ne duart e portierit Ilion Lika, ne pozicion e gadishmeri.

    Nderkohe tifozerite kane leshuar tymues. Nderpritet ndeshja per tri minuta, pasi shikimi i lojtareve behet i veshtire. Kapitenet respektive u kerkojne tifozerive te mos prishin garen.

    Tirana merr perseri iniciativen dhe brenda nje harku kohor prej pese minutash krijon disa raste ne porten e Shehit por pa arritur te gjeje rrjeten.

    Goditje denimi ne pozicion ballor per Skenderbeun dy minuta para perfundimit te kohes se rregullt.. Ekzekuton Radas, por topi shkon drejtperdrejt ne duart e Ilion Likes, qe pret ne pozicion.

    Pas disa tentatvave ne tre minutash e shtuara nga Jemini, koha e rregullt mbyllet pa gola dhe do te duhen dy pjese te tjera nga 15 minuta secila per te vendosur fituesin.

    Pjesa e pare shtese eshte e barabarte me pak raste shnimi pasi skuadrat jane te kujdesshme qe te mos pesojne gol. Por ne fillim te se dytes vjen momenti deciziv. Duro, i futur ne kohen shtese, kontrollon një top në mesfushë ne minuten e 107-te dhe preferon të pasojë në krahun e djathtë për Takun, i cili kroson menjëherë në zonë dhe Bala godet me kokë. Më pas topi përplaset në tokë dhe grushtohet nga Shehi, por përfundon në rrjetë, 1-0 për Tiranën

    Tre minuta me pas vjen nje kundërsulm fantastik i Tiranës. Duro nxjerr të lirë Ferrajn nga krahu i majtë, teksa mesfushori më pas jep një asist për Balën, i cili ndodhet i vetëm me portierin Shehi. Sulmuesi gjuan lehtësisht dhe humbet një rast të artë për t’i dyfishuar shifrat. 112′ Është Ferraj që nxjerr sërish vetëm për vetëm me Shehin sulmuesin Bala, por gjuajtja e këtij të fundit këtë herë grushtohet mjeshtërisht nga portieri i Skënderbeut.

    Megjithate goli i pare i shkodranit mjafton. Tirana fiton 1-0 dhe ngre Kupen e Shqiperise per te 15-en here duke u bere keshtu skuadra me me shume treofe ne kete kompeticion, se bashku me Partizanin. Skenderbeu nga ana tjeter nuk arrin perseri te shijoje kupen edhe pse ka arritur tashme kater here ne finale, ku dy heret e fundit eshte mundur nga Tirana.

    Tirana - Skenderbeu 1-0

    Golat: Bala 107'

    Tirana: I.Lika, Sina (Tushe 25′), Dushku, Pisha, Kalari, Ahmataj, Taku, Karabeci, Cikalleshi, Ferraj, Bala

    Skenderbeu: Shehi, Fagu, Radas, Gvozdenovic, Arapi, Muzaka (Bratic 39‘ ), Shkëmbi, Orelesi, Allmuca, Xhafaj, Plaku

    Kartone te verdhe: Radas 37′, Arapi 43′

    Gafa e FSHF-së, lë bosh shkallët në D2

    Ishte përcaktuar paraprakisht nga ana e federatës që shkallët e D2 të ishin të boshatisura. Kjo me qëllim të qartë, për të evituar përplasjet mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Skënderbeut. Mirëpo, kjo mund të konsiderohet një gafë, pasi nuk është normale që t’u heqësh të drejtën sportdashësve që të pozicionohen në atë sektor. Gjithashtu jepte dhe nje iluzion te nje stadimi te boshatisur per ata qe e ndiqnin ndeshjen nga ekranet e televizionit.

    Zakonishte kur ndeshjet transmetohen ne tv, shiten te parat pikerisht ato sektore qe do te filmohen me shpesh, pra tribunat qendrore.

    Gjithsesi, vlen të përmendet se përpos sharjeve në kor dhe hedhjeve te tymuesve nga secila tifozeri, konfrontime nuk pati.

    Kujtojmë që rreth 1000 tifozë të ardhur nga Korça ishin pozicionuar te tribuna B dhe D1, ndërsa 2000 fansa të ekipit bardheblu e panë takimin në tribunat A dhe D3.

    Tifozët ndezin stadiumin, dhurojnë spektakël

    Kishte kohë që mungonte një atmosferë e tillë në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, mirëpo dje teksa ndeshej Tirana me Skënderbeun në këtë finale të kupës, dekori ishte mbresëlënës. Stadiumi u ndez nga ngjyrat. Për Tiranën, ultrasit dhe “Tirona Fanatiks” kishin programuar gjithçka në detaje. Ata kishin vendosur në hekura plot 44 tituj të fituar nga ekipi i zemrës në vite, për të kaluar te pankartat me emrin “Tirana”, teksa të gjithë tifozët sapo ekipi hyri në fushë i ngritën peshë. Fishekzjarrë edhe tymuese janë të zakonshme, por edhe këto dhuruan spektakël. Pas nuk mbeten as korçarët, ku dominonin ngjyrat bardhëkuqe.
     

Share This Page